business

Thirrje për Shprehjen e Interesit

  • star Publikuar: 19-09-2025
  • star Skadon: 09-10-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë

Termat e Referencës (ToR)

Thirrje për Shprehjen e Interesit

Titulli i angazhimit: Trajnerë për zbatimin e kurrikulës se re për edukimin në fëmijërinë e hershme (0–6 vjeç) në Kosovë
Vendndodhja: Kosovë
Kohëzgjatja e angazhimit: Sipas nevojës së programeve dhe planifikimit nga MASHTI në bashkëpunim me UNICEF-in
Mbikqyrja: Në bashkëpunim dhe mbikëqyrje nga MASHTI, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerëve të zbatimit

Hyrje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është duke zbatuar një reformë të rëndësishme në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme (EFH), përkatësisht përmes zhvillimit, pilotimit, dhe aprovimit të kurrikulës së re për fëmijët 0–6 vjeç në Prill të 2025. Këto procese janë realizuar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e UNICEF në Kosovë, grupin teknik të punës me anëtarë nga Institucionet qendrore, lokale, akademike, ofrues te shërbimeve, dhe partnerë të tjerë zhvillimor. Suksesi i demonstruar ka mundësuar që procesi të vazhdoj me përzgjedhjen dhe fuqizimin e kapaciteteve për trajnerët e kurrikulëse së aprovuar dhe zgjerimin e zbatimit në nivelvendi, nga të gjithë ofruesit e shërbimeve të EFH-së, përmes trajnimit dhe mentorimit ne ofrimin e mbështetjes praktike ndaj edukatoreve, stafit professional, menaxhmentit, por edhe inspektoret dhe akteret e tjerë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve cilësore të EFH-së.

Kjo thirrje saktësisht përqendrohet në përzgjedhjen dhe përgatitjen e një grupi trajneresh profesioniste të cilat do të certifikohen për të ofruar trajnime dhe mbështetje profesionale për edukatorët/e dhe profesionistët e tjerë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve të EFH-së, konkretisht ne zbatimin e kurrikues se re per edukimin ne femijerine e hershme. Ky proces do të zbatohet nga UNICEF- dhe implementohet nga partneri i saj implementues “Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim”, ndërsa do të udhëhiqet nga MASHTI në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë gjatë tërë fazave të thirrjes, përzgjedhjes, trajnimit, dhe monitorimit të profesionisteve që do të angazhohen si trajnere të Kurrikulës për EFH.

Qëllimi i angazhimit

Të rekrutohen dhe përgatiten trajnere të cilat do të:

  1. Përfundojnë me sukses trajnimin mbi kurrikulën e re për EFH (0–6 vjeç) të ofruar nga ekspertët përkatës;
  2. Nënshtrohen testit me shkrim, dhe përfundimtar, i cili do të përcaktojë kualifikimin ose jo të kandidateve që kanë ndjekur trajnimin, si trajnere të certifikuara për angazhimin e mëtutjeshëm kontraktual për zbatimin e trajnimeve për profesionistët e përfshirë në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme.
  3. Certifikohen si trajnere pas përfundimit të trajnimit dhe testimit nga një ekip ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë;
  4. Kandidatet e certifikuara, që kanë kaluar testin, ofrojnë trajnime të akredituara për edukatorët/e dhe profesionistët në institucionet publike, private dhe forma të tjera të shërbimeve të EFH-së te licencuara, për module specifike të kurrikulës, të cilat do të përcaktohen përgjatë trajnimit dhe testimit të kandidatëve;
  5. Kanidatet e certifikuara, ofrojnë mentorim dhe mbështetje profesionale praktike për edukatorët në zbatim të kurrikulës, në përputhje me planet dhe nevojat e përcaktuara nga MASHTI dhe partnerët zbatues.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të marrë pjesë në trajnimin për kurrikulën e re për EFH për fëmijët 0 deri në 6 vjeç.
  • Të mbajë testin vlerësues pas trajnimit, të përpiluar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për t’u certifikuar si trajnere.
  • Në rast të arritjes së rezultatit kalues në testin vlerësues, të ofroj trajnime për edukatorët dhe profesionistët e fushës për module specifike të kurrikulës, sipas standardeve të përcaktuara të cilësisë për realizimin e trajnimeve.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e materialeve të trajnimit dhe planifikimin logjistik të sesioneve trajnuese, përfshirë realizimin e pre- dhe post-testeve të pjesëmarrësve.
  • Në bazë të nevojës së përcaktuar në bashkëpunim me MASHTI dhe UNICEF, të ofrojë mentorim dhe mbështetje praktike ne institucionet e EFH –se për edukatorët gjatë zbatimit të kurrikulës.
  • Të përpilojë raportin për zhvillimin e trajnimeve dhe mentorimeve sipas kërkesave të MASHTI dhe UNICEF-it, përfshirë raportin e analizës së pre- dhe post-testeve të pjesëmarrësve.

Kriteret e Cilësisë për Trajneret për Zbatimin e Sesioneve të Trajnimit

  1. Ardhja me Kohë
  • Të arrijë në vendin e trajnimit të paktën 30 minuta para fillimit zyrtar të çdo sesioni për të siguruar përgatitjen e duhur.
    • Të sigurojë që hapësira e trajnimit të jetë e rregulluar siç duhet dhe poashtu e ajrosur (tavolina/karrige, dukshmëria e ekranit ose letrës së bardhë).
    • Të përgatisë materialet e trajnimit (fletë informuese, etiketat e emrit, markerët, letrat e bardha dhe te tjera) para arritjes së pjesëmarrësve.
    • Të përgatisë paraprakisht materiale e punës për aktivitetet në grupe ose sesionet praktike.

2. Përgatitja e Hapësirës

3. Zbatimi i Agjendës së Trajnimit

  • Të ndjekë përmbajtjen dhe kohëzgjatjen siç është planifikuar në agjendën e trajnimit.
  • Lejohen devijime jo më shumë se 5–10% nga koha e paraparë për sesionin, për të përfshirë diskutime apo sqarime shtesë sipas nevojës së pjesëmarrësve.

4, Standardet e Realizimit të Sesionit

  • Të përdorë metoda interaktive, gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për të rriturit, përfshirë punën në grupe, pyetje të hapura dhe aktivitete reflektuese.
  • Të sigurojë që të gjithë pjesëmarrësit janë të angazhuar dhe inkurajuar të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe me respekt.

5. Qartësi dhe Koherencë

  • Të prezantojë konceptet në mënyrë të qartë dhe në përputhje me përmbajtjen dhe terminologjinë e kurrikulës së aprovuar.
  • Të shmangë përfshirjen e interpretimeve personale ose materialeve që nuk janë të validuara nga ekipi i zhvillimit të kurrikulës.

6. Menaxhimi i Kohës

  • Të menaxhojë kohën në mënyrë efektive për të përfunduar çdo sesion/modul sipas orarit të planifikuar, duke mundësuar gjithashtu ndërveprim të pjesëmarrësve.
  • Të sigurojë fillimin dhe përfundimin në kohë të çdo dite dhe sesioni trajnimi.

7. Fleksibiliteti dhe Reagimi ndaj Nevojave

  • Të përgjigjet me respekt pyetjeve të pjesëmarrësve dhe të ofrojnë sqarime kur është e nevojshme.
  • Të përshtasë lehtësisht metodat e punës me dinamikën e grupit, pa devijuar nga përmbajtja thelbësore.

8. Dokumentimi dhe Raportimi

  • Të mbajë evidencën e pjesëmarrjes dhe të dorëzojnë raportet (përfshirë pre- dhe post-testet dhe rezultatet e tyre), reflektimet apo format e feedback-ut sipas kërkesave, në kohë pas përfundimit të sesioneve.

Kriteret e kualifikimit

Kandidatët/et duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme minimale:

  • Diplomë universitare në programin e edukimit të fëmijërisë së hershme, pedagogji, psikologji, shkenca të edukimit apo fusha të ngjashme;
  • Së paku 5 vite përvojë të drejtpërdrejtë pune në institucione të edukimit parashkollor, me fëmijë të moshës 0–6 vjeç;
  • Përvoja në ofrimin e trajnimeve për profesionistë të edukimit, mentorim ose zhvillim profesional të edukatorëve është përparësi;
  • Njohuri të mira për zhvillimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme, pedagogjinë e bazuar në lojë dhe kurrikulat përkatëse;
  • Të njoh legjislacionin dhe dokumentet profesionale që rregullojnë EFH-në në Kosovë.
  • Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe për të punuar në ekip;
  • Njohuri të gjuhës shqipe (e domosdoshme), përparësi kanë kandidatet që flasin gjuhën angleze.

Afatet dhe mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV të përditësuar që pasqyron përvojën relevante;
  • Letër motivimi ku shpjegohet interesimi për rolin dhe përvoja relevante;
  • Dëshmi të kualifikimeve dhe certifikatave (nëse ka);
  • Së paku dy referenca profesionale.

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar dokumentet në adresën e emailit: [email protected] me titull: “TRAJNERE PER KURRIKULEN PER EFH”.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen edhe në kopje fizike të mbyllura në zarf, në adresën: Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim. Lagjia Kalabria, Rruga Rexhep Krasniqi (pas Meridian) Prishtinë, 10000 Kosovë.

Afati i fundit për aplikim: 09 tetor 2025, ora 16:00.