business

Zyrtar për menaxhimin e llogarive të arkëtueshme

  • star Publikuar: 07-10-2025
  • star Skadon: 20-10-2025
Kompani Prishtina Mall
Kategoritë Financa
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Titulli i pozitës: Zyrtar për menaxhimin e llogarive të arkëtueshme

Zyrtari për menaxhimin e llogarive të arkëtueshme do të mbështes ekipin e lartë menaxhues duke mbledhur, përgatitur dhe organizuar dokumentacionin përkatës.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për mbledhjen e obligimeve të papaguara nga klientët në emër të punëdhënësit.
  • Kontrolli i kartelave financiare të klienteve dhe ndjekja e përfundimit të pagesave për të gjitha faturat.
  • Takime me klientët, përgjigje ndaj pyetjeve të tyre, ofrimi i informacionit, pranimi dhe përpunimi i porosive, si dhe adresimi i çështjeve apo ankesave.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme financiare dhe të obligimeve.
  • Përmbushja e kërkesave të tjera që vijnë nga Menaxhmenti.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi ose të ngjajshme/Njohuri të përditësuara dhe përcjellje të ndryshimeve korporative/Minimumi 2 vite përvojë në fushën financiare/Kuptim i mirë i procedurave efikase të punës/Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve/Njohuri të avancuara të Microsoft Office Package/Proaktivitet dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në emailin: [email protected] deri më 20 tetor 2025.

Në subjektin e emailit, ju lutemi specifikoni pozicionin për të cilin aplikoni: “Zyrtar për menaxhimin e llogarive të arkëtueshme”

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu