business

Zyrtar i lartë për transport dhe trafik

  • star Publikuar: 07-04-2025
  • star Skadon: 04-05-2025
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 60

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i inxhinierisë mekanike

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për transport dhe trafik

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga :7.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 04/04/2025

Afati për aplikim: 05/04/2025 - 04/05/2025

Institucioni : Komuna Prishtinë

Departamenti : Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Divizioni : Sektori i Planifikimit Infrastrukturor

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00017564

Kodi: RPC0011103

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Harton dhe zhvillonplanet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave,
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës,
  • Udhëheq - menaxhon kontratat të Drejtorisë në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi,
  • Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e komunikacionit rrugor dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme,
  • Zhvillon dhe siguron zbatimin rregulloreve, politikave, programeve dhe standardeve në fushën e vet,
  • Në mënyrë të pavarur punon detyrat e caktuara nga përgjegjësia profesionale për nevoja të sektorit,
  • Përpilon marrëveshjet zhvillimore dhe mbanëbazën e të dhënave për to dhe bashkëpunon me zyrën ligjore, Drejtorinë e Urbanizmit dhe të Kadastrit në shkëmbimin e informatave,
  • Ofron këshillaprofesionale nga lëmi i komunikacionit rrugor për stafinbrenda njësisë organizative për mënyrën e ekzekutimin të detyrave,
  • Shqyrton dhe vendosë, kërkesat e deleguara nga Sektorit,
  • Mbanë evidencë për lëndët – projektet që i pranon dhe i menaxhon, i përfundon ato dhe i dorëzon për arkivim,
  • Kryen çdo detyrë tjetërnë fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktualetë cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojëne punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  • Kërkesat Specifike: Diplomë Universitare, Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment, Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme, Dizajn Inxhinierik dhe Automjete, Komunikacion dhe Transport, Mekatronikë.
  • Kërkesat specifike: Certifikata,licenca kur kërkohenme legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thelladhe të specializuara në fushënprofesionale specifike - komunikacion, të fituar përmesarsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e komunikacionit;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve;

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuarnga organi kompetenti atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 19/05/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik ·
  • Ligji për Kryeqytetin ·
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE: “Komunitetet jo shumice dhe pjesetaret e tyre, personat me aftesi te kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te Kosoves,sic¸ specifikohet ne LZP”.

“Aplikacionet e dorezuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen