business

Asistent/e Administrativ/e

  • star Publikuar: 27-11-2023
  • star Skadon: 06-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Clastertech
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1865

KONKURS

Clastertech Sh.p.k ka filluar punën në Kosovë nga viti 2010 dhe që nga viti 2020 ka hapur filialen edhe në Shqipëri.

Qëllimi i kompanisë tone është to ofrojë shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Duke parë trendin e rritjës në fushën e IT-së Clastertech synon të rritë kapacitetet teknike.

Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve

Clastertech Sh.P.K. shpall konkurs për Asistent/e Administrativ/e:

Pozicioni: Asistent/e Administrativ/e;
Lokacioni: Prishtinë;.
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023

Numri I pozitave: 2 persona

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

  • Të ketë njohuri solide për dokumente administrative.
  • Të ketë njohuri solide rreth procedurave te prokurimit.
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze shkrim dhe lexim.
  • Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi.
  • Te kete aftësi komunikimi të mira me klientët, koleget, partnerët.
  • Të menaxhojë dhe të koordinojë me të gjithë dokumentacionin përkatës administrativ në mënyrë të pavarur dhe / ose në bashkëpunim me sektorë të tjerë brenda kompanisë.
  • Të përcjellë dhe të kryejë në mënyrë të vazhdueshme trajnimet dhe certifikimet e nevojshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë.
  • Të raportoj tek menaxhmenti .
  • Pëgaditë dhe siguron dokumentacionin e kërkuar për prezantimin e projekteve të kompanisë.
  • Të bashkëpunoj në menyrë efektive me anëtaret e ekipit për të adresuar problemet dhe sfidat.

Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:

  • Të ketë njohuri dhe interesim në fushën e produkteve të IT-së .
  • Të ketë njohuri solide për dokumente administrative.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi në MS Office (në veçanti MS Excel dhe MS Word ,Outlook)
  • Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
  • Clastertech ofron mundësi te zhvillimit të stafit.

Puna ekipore

  • Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
  • Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
  • Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
  • Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
  • Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
  • Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV-në si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]