business

FTESË PËR DORËZIMIN E OFERTAVE PËR PROKURIMIN E MALLRAVE DHE PAISJEVE

  • star Publikuar: 27-09-2022
  • star Skadon: 17-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 2399

DIAKONIE KOSOVA

Diakonie Kosova “Andrea Alleshi”str 40000 Mitrovicë, Republika e Kosovës

Emri i kompanisë: “Diakonie Kosova”

Adresa: Rr.”Andrea Alleshi” p.n Te Rampa - Mitrovicë

Numri i regjistrimit: 5112227-5

Data: 27.09.2022

FTESË PËR DORËZIMIN E OFERTAVE PËR PROKURIMIN E MALLRAVE DHE PAISJEVE

Te nderuar,

“Diakonie Kosova” ju fton që të paraqitni ofertën tuaj për furnizim me sistemi i automatik i mjeljes se dhive.

Duhet të ofertoni për të gjitha artikujt në këtë ftesë. Ofertat do të vlerësohen për të gjitha artikujt së bashku dhe kontrata do ti ofrohet ofertuesit/kontraktuesit që ofron çmimin më të ulët të pranueshëm për të gjitha artikujt.

1. Të dhënat për porositësin

Emri i kompanisë: “Diakonie Kosova”

Adresa: Rr.”Andrea Alleshi” p.n Te Rampa - Mitrovicë

Komuna: Mitrovicë

Telefoni: 00 381 28 535 620

Email: [email protected]

2. Të dhënat për kërkimin e informacionit ose shpjegimi për procedurat e prokurimit

Kërkesat për informacion shtesë dhe sqarime mund të dërgohen me email: [email protected] ose me telefon 00 381 28 535 620, +383 44 355 640 deri me datën 17.10.2022 në ora 16:00. Përgjigjet e pyetjeve dhe sqarimeve do tu dorëzohen të gjithë ofertuesve të interesuar brenda dy ditëve, pa specifikuar ofertuesin që ka paraqitur kërkimin ose kërkon sqarime shtesë.

3. Lënda e prokurimit / përshkrimi I mallrave të kërkuara

Lënda e prokurimit janë mallra dhe pajisjet e renditura më poshtë, oferta duhet të përmbajë:

Artikull #PërshkrimiNjësiaSasia e kërkuarÇmimi i njësisë pa TVSHÇmimi Total pa TVSH
1

Sistemi i mjeljes 1x12 dhi për një mjelje

  • Sistemi i mjeljes së dhive duhet të projektohet për mjeljen e dhive me kapacitet për të mjelur 12 dhi në të njëjtën kohë. Dhoma e mjeljes duhet të përmbajë këto pajisje:

1. Grupi me vakum i plotë (1x12)

  • Pompë vakum 1500lt/min
  • Rregullator vakum 3500 lit/min
  • Rezervuari i vakumit min 100 lit
  • Matës vakum
  • Valvula pa kthim
  • Enë me vaj
  • Montimi i pjesëve

2. Grupi i mbajtësve para qumështit (1x12)

  • Depozita e marrësit për qumësht min 60 lit
  • Pompë qumështi 14000 lit/h, kapacitet pompimi 0,75 kw, motor 220/240
  • Njësia e kontrollit

3. Grupi i mjeljes dhe linja e mjeljes

  • Kluster mjeljeje 240 cc
  • Tubat e transportit të qumështit duhet të jenë nga materiali jo korroziv INOX

4. Linja e plotë e larjes – automatike

  • Sistemi i mjeljes duhet të ketë sistemin e integruar për pastrimin e grupit të mjeljes, tubave dhe kapëseve dhe lidhësve të tubave.
  • Marrja e detergjenteve në sistemin e mjeljes duhet të jetë automatike
  • Pompa e transportit të qumështit nga dhoma e mjeljes në rezervuarin e ftohjes duhet të jetë 3000 Lit/h, me tub plastik për transportin e qumështit Ø 38 mm (10 m gjatësi).
  • Të ketë filtër të posaçëm për filtrimin e qumështit
  • Sistemi pulsues duhet të jetë elektronik ose hidropulsator
  • Makinë pastrimi me vaskë 100 lit, sistem automatik
  • Tuba transporti me vakum Ø 70.

5. Kuti në linjë (1x12)

  • Tas mbështetës i ushqimit Inox
  • Menaxher i Inox
  • Çeliku i galvanizuar i thellë i nxehtë
  • Dyert e daljes së konstrukcionit me galvanizim të thellë të nxehtë
  • Dera e hyrjes me lëvizje pneumatike
  • Mekanizëm mbyllës me lëvizje pneumatike
copë1
2Rezervuari per ftohje te qumeshtit 500 litra – Rezervuari ftohës është i kapacitetit 500 litra, material inox, 3 faza, i kontrollit dixhital të temperaturës me përzierje automatike.copë1
Total pa TVSH

Shënim: Ju lutem keni parasysh qe ne ofertën tuaj te përfshini çmimet pa TVSH.

4. Kriteret e përzgjedhjes:

Ofruesi i do të përzgjidhet bazuar në kriteret e mëposhtme:

a) Oferta më të favorshme ekonomikisht me çmimet më të pranueshme;

b) Garanci për cilësinë e mallrave dhe shërbimeve;

c) Koha e dorëzimit;

d) Përvoja e ofruesit

5. Obligimet e ofertuesit te përzgjedhur

  • Ofertuesi i përzgjedhur do te ketë obligim për montimin e te gjitha pajisjeve dhe lëshimin ne funksion te sistemit te mjeljes.
  • Ofertuesi i përzgjedhur ka obligim te beje trajnimin e stafit per përdorimin e sistemit te mjeljes

6. Përgatitja dhe dorëzimi I ofertave

Ofertuesit do të mbajnë përsipër të gjitha kostot në lidhje me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave. Çmimi i ofertës duhet të jetë në EURO. Ofertat duhet të dorëzohen në emailin: [email protected]

Po ashtu:

a) Brenda afatit për dorëzimin e ofertave, ofertuesi mund të ndryshojnë, plotësojë ose tërheqë ofertën;

b) Ofertat duhet të jenë të vlefshme për 30-60 ditë, duke llogaritur nga dita e mbylljes së thirrjes publike;

c) Çmimi i ofertës deklarohet pa TVSH;

7. Afati për dorëzimin e ofertave:

Afati për dorëzimin e ofertave skadon me 17.10.2022 në ora 16:00.

Kontraktori do të marrë një vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, bazuar në kriteret e sipërme.

8. Metodat dhe kushtet e pagesës ndaj furnitorit te zgjedhur:

Te gjitha detyrimet do te rregullohen me një kontrate qe do te lidhet pas zgjedhjes se ofertuesit me te favorshëm.

Diakonie Kosova

Projekt Koordinator

Xhavit Shala