business

Njoftim për Kuotim - Furnizim me Serra / Komuna e Mitrovicës T-20/2022

  • star Publikuar: 15-11-2022
  • star Skadon: 28-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1589

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Kuotim - Furnizim me Serra / Komuna e Mitrovicës

Data e përgatitjes së njoftimit: 15/11/2022

T-20/2022

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr. 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Tel. Mobil:+383(0)44-239-349

email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 19 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, bujqësi, blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e 120 serrave për familjet përfituese të projektit “ Përkrahja për gjenerimin e të ardhurave dhe jetesa e qëndrueshme ne Komunën e Mitrovicës, ku do të bëhet për rreth 120 familje përfituese ku secila familje do te përfiton nga një sere me materiale përcjellës, ku përfitues do te jene te gjitha fshatrat ne komunën e Mitrovicës, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorinë e bujqësisë ne komune e Mitrovicës do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 120 familje për secilën nga një Serre lokacioni ne komunën e Mitrovicës duke përfshire te gjitha fshatrat. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Periudha e Implementimit: Do te jete nga 15/12/22 deri me 15/05/2023

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar
5.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfaqe 100 m²

  • Serra “tunel”, me dimensione: gjatësia 20m, gjerësia 5m, lartësia 3.10m, gjerësia në mes mbajtësve 2.00 m;
  • Themelet stop të metalta (210x120x2mm), me anker bazë (Ø 42 thellësi 500mm) dhe ankera përforcues (Ø25, 2 copë thellësi 500m);
  • Konstruksioni i metalit tё zinkuar (shtyllat dhe harqet me gypa të zinkuar me profil Ø 48), të gjithë gypat tjerё të zinkuara Ø 25 me trashësi të mureve të gypave 2mm;
  • Përgjatë tërë gjatësisë së serrës për montim dhe demontim përdoren kapëset e plastikes;
  • Sistemi i ventilimit përgjatë tërë gjatësisë së serrës në lartësi 55-150 cm në të dy krahët (hapje e dritareve në dy anët përgjatë tërë serrës);
  • Dere rrëshqitëse (1.5m x 2.0 m, 1 copë) në pjesën e përparme.
  • Përgjatë tërë gjatësisë sё serrёs nё të jenë të vendosur gypat metalik horizontal pёr vendosjen e sistemin e mbështetjes të bimëve (telave mbajtës për bimë);
  • Folja për mbulim të serrës të jetë antidrip 150-180µ, qëndrueshmëri së paku 3 vite, e cila duhet të përmbajë aditiv special për kushtet klimatike të Kosovës;
  • Konstruksioni i serrës duhet të ketë gjithsejtë 7 vija të lidhjeve me gypa Ø 25 x 2 mm për gjatë tërë gjatësisë së serrës përfshirë këtu edhe gypat për hapje anësore tё dritareve;

Kuotimi financiar:

Specifikacioni i çmimeve për nje serre me siperfaqe 100m² me inpute
Nr.PërshkrimiNjesiaSasiaÇmimi/ Njesi pa TVSHTotal pa TVSH
LOT I Furnizimi dhe montimi i serres 100 m²
1Furnizimi dhe montimi i serres 100 m²copë1
Total €
Total LOT I pa TVSH
LOT II Furnizimi me inpute përcjellëse
1Sistemi i ujitjes
1.1Gyp kryesor Ø 5/4m'8
1.2Ventill mbylls të gypit kryesor Ø 5/4copë1
1.3Filter Ø 5/4 me lidhese perkatese per gypin kryesorcopë1
1.4Mbyllëse e gypit kryesor Ø 5/4copë1
1.5Ventilla mbyllës Ø 16copë10
1.6Mbyllës gyp sek. Ø 16copë10
1.7Gyp sekondar Ø 16m'200
1.8Burgi shpuese të gypit kryesor për ventilat Ø 16copë1
1.9Rrjetë e gjelbër për hijezim të serrës (25mx8m)125
1.10Folie zezë me trashësi 50 mikron, gjeresi1.2 mkg8
1.11Rezervar I ujit 1000 Litracope1
Total €
Total Loti II pa TVSH~

Pagesa ndaj furnitorit do të bëhet pas përfundimit te projektit dhe pranimi teknik nga ana e komisionit. Ku do të bëhet dhe vlerësimi sipas specifikave te tenderit.

Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për Serra Komuna e Mitrovicës, - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 28/11/2022 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

Nënshkrimi:_______________