
Pershkrim Pune
1. Arkatar/e
Roli kryesor monitoron zonen e arkes si – Sherbimi i klienteve afer zones dhe zonave tjera, perfundon procedurat e pagesave ne arke, ekpspozimi i produkteve tek zona arkes, stikerimi i cmimeve dhe i perberseve te produkteve, kontrollimi i afateve tek produktet candy dhe pije, komunikimi me kliente per cdo pyetje qe kane dhe cdo detyre shtese qe caktohet varesisht nga dyqani
Stafit me pozite arkatare i kërkohet që të përmbushë detyrat në vijim dhe të ndërmarrë përgjegjësitë në vijim në mënyrë profesionale:
- Të përmbushë dhe zbatojë detyrat në përputhje me parimet, procedurat dhe rregullat mbi bazën e të cilave funksionon Hamleys
- Të realizojë detyrat sipas rëndësisë që kanë ,duke filluar nga ruajtja e rendit, organizimi dhe funksionimi i sherbimit te klientit , ruajtjen e jetes dhe shëndetit se stafit dhe klientit.
- Të respektojë te drejtat, dinjitetin dhe integritetin e çdo individi.
- Te respektoje, eprorin, drejtuesit e kompanise si dhe stafin e kompanise ku eshte me sherbim.
- T’i trajtojë në mënyrë të barabartë personat dhe të kryejë detyrat pa diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, etnisë, bindjeve politike, fetare, orientimit seksual, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale.
- T’i trajtojë qytetarët, kolegët klientet me mirësjellje dhe respekt, duke mënjanuar qëndrimin dhe fjalorin abuziv e fyes.
- Të përdorë uniformën, vetem gjatë kryerjes së detyrës.
- Të mos japë informacione dhe/ose të klasifikuara, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës.
- Të administrojë në përputhje me rregullat dhe të ruajë , pajisjet dhe mjediset që i janë dhënë në përdorim për ushtrimin e detyrës.
- T’u bindet urdhrave të eprorëve në linjën hierarkike dhe të kryejë detyrat e dhëna në përputhje me ligjin.
- Të mos përdorë pije alkoolike apo lende te ndaluara gjatë punës/shërbimit apo në rastet kur është me uniformë.
- Të kthejë sendet në përdorim ose të marra për shkak të detyrës.
- Të mos shkelë kërkesat, rregullat dhe normat gjatë kryerjes së detyres
- Monitoron dyqanin ne hyrje dhe ne dalje, sipas organizimit nga pergjegjesi.
- Mban pergjegesi per vjedhjet, alarmet, ruan qetesine dhe rendin ne dyqan
- I pergjigjet me prioritet eprorit dhe raporton per problematikat e ndodhura.
Menaxhimi i Marrëdhënieve
- Të komunikojë në mënyrë efektive dhe efikase në të gjitha nivelet, në mënyrë që të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe mbështetje në zhvillimin e mundësive të biznesit
- Ndihmon në menaxhimin e çdo informacioni të marrë, për ta interpretuar dhe shpërndarë atë në mënyrë të përshtatshme
- Siguron që i gjithë ekipi të kete komunikim te plote per shitjet ne menyre cilësore dhe ,marredheniet me klientet te jene sipas stadartit të duhur në mënyrë të organizuar dhe të strukturuar
- Të ndërlidhë rregullisht dhe të ndajë informacione ndërmjet departamenteve
- T’i përmbahet udhëzimeve dhe kërkesave të dhëna nga Punëdhënësi;
- T’i përmbahet udhëzimeve dhe urdhrave të dhëna nga Punëdhënësi;
- Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut.
Të interesuarit të dergojne CV-në në emai: [email protected] (në subject duhet të ceket pozita për të cilën aplikoni)