Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
18318
Pozita: Zyrtar në Administratë (m/f)
Qyteti: Prishtinë
Afati i aplikimit: 05/12/2022
Zyrtar në Administratë (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
- Përvojë e mëparshme së paku dy (2) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
- Njohuri të avancuara në Excel dhe përgatitje të raporteve;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim, komunikimit, dhe përcaktim të prioriteteve;
- Nivel i mirë i gjuhës angleze.
Përgjegjësitë:
- Ofron përkrahje për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të ndryshme të raportuara nga degët dhe departamentet e bankës pas analizimit të tyre;
- Siguron ekzekutimin në kohë dhe të saktë të kërkesave për mbështetje logjistike në Zyrë Qendrore dhe degët e bankës;
- Krijon plane të rregullta për furnizim me materiale apo për mirëmbajtjen e makinerive dhe hapësirave të bankës;
- Ofron shërbim cilësor, profesional, efikas dhe të sjellshëm për stafin e brendshëm në çdo kohë;
- Përcjell përfundimin e punimeve/furnizimeve dhe/apo shërbimeve të ofruara nga palët e treta;
- Përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të karakterit teknik dhe jo teknik të bankës;
- Përgjegjës për përpilimin e raporteve të ndryshme të kërkuara nga Mbikëqyrësi direkt;
- Është përgjegjës për përpilimin e specifikacioneve teknike për furnizimet e reja të kërkuara nga furnitorët;
- Përgjegjës për kontrollimin dhe inicimin e faturave për pagesë të pranuara nga furnitorët e bankës;
- Kryen detyra të tjera shtesë sipas kërkesave të mbikëqyrësit të tij/saj direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 05 dhjetor 2022