KONKURS PUNE
Kompania jonë shpall vend të lirë pune për pozitën:
Zyrtar për Rregullativë dhe Regjistrim të Barnave (MA)
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për regjistrimin e barnave (Marketing Authorization – MA)
- Sigurimi që dokumentacioni është në përputhje me kërkesat e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë
- Ndjekja e procedurave rregullative dhe përditësimi i dosjeve sipas ndryshimeve ligjore
- Komunikimi me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë – dega Farmaci
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë)
- Përvojë pune në fushën e rregullativës farmaceutike ose të ngjashme
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
Ne ofrojmë:
Ambient profesional dhe dinamik pune
Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse në emailin: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!