-thumbnail.jpg)
Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:
Pozita: Automekanik – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Kontrollon dhe kujdeset për mirëmbajtjen teknike të automjeteve të Kompanisë;
- Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të Kompanisë që synojnë funksionalitetin dhe jetëgjatësinë e automjetit;
- Kujdeset për të gjitha automjetet me qellim që ato të jenë teknikisht në gjendje të rregullt dhe të jenë të sigurta gjatë vozitjes;
- Bën servisimin e automjeteve me qëllim të parandalimit të prishjeve të tyre;
- Riparon ose zëvendëson pjesët e prishura ose jo-funksionale dhe i rregullon ato;
- Siguron vlerësime të sakta (kosto, kohë, përpjekje) për një punë riparimi ose mirëmbajtjeje;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm profesional;
- Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi për të diagnostikuar defekte me saktësi;
- Njohurin në përdorim të manualeve teknike dhe programeve diagonstike;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise min.kategorinë B;
- Preferohet minimalisht 3 vite përvojë pune në profesion.
Orari i punes: I plotë
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.
Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike: [email protected] .
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.
Konkursi mbetet i hapur deri me 05/09/2025.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com
Apliko shpejtë përmes sistemit!