business

Konkurs për rregjistrimin e 125 kandidatëve të gjeneratës së pestë për nivelin e 5-të

  • star Publikuar: 09-09-2022
  • star Skadon: 29-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj, Vushtrri
Shikime 6005

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCES,  TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT
AGJENCIA PËR ARSIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL DHE ARSIM PËR TË RRITUR
AGENCIA ZA PROFESIONALNO OBRAZOVANJE I OSPOSOBLAVANJE I OBRAZOVANJE ZA ODRASLE
AGENCY FOR VOCATIONAL EDUCATION AND TRAINING AND ADULT EDUCATION

Nr:     621/1
Datë:  05.09.2022

SHPALLJE  KONKURSI

 Për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së pestë për nivelin e 5-të, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” në: 1) Qendrën e Kompetencës – Ferizaj,  2) Qendrën  e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” – Prishtinë, 3) Qendrën Burimore “Përparimi” – Prishtinë, Qendrën Burimire “Lef Nosi” – Prizren, dhe Qendrën Burimore “ Nëna Terezë” në Mitrovicë  për vitin shkollor 2022/2023

  1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e kandidatëve

Për regjistrimin e kandidatëve  për nivelin 5 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), në Qendrën e Kompetencës në  Ferizaj,  për vitin shkollor 2022/2023,  mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm të  lartë  dhe janë më të vjetër se 18 vjeç.
Kandidatët  të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin, barasvlerësimin e diplomave dhe dëftesave në MAShTI dhe pastaj të konkurojnë për regjistrim.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë (niveli 4 i kualifikimit ose më lartë).
  1. Ofrimi i kualifikimit

Në këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 5 grupe – Qendrën e Kompetencës – Ferizaj, Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi” – Prishtinë, Qendrën Burimore “Përparimi” – Prishtinë, Qendrën Burimore”Lef Nosi” – Prizren, dhe Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë. Baza e ofrimit të kualifikimit është Qendra e Kompetencës në Ferizaj si Institucion i akredituar nga PEARSON.

  1. Përfitimet për kandidatët

Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë  kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC.

  1. Kreditë

Kualifikimi për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” zgjat një vit shkollor dhe vlerësohet me  1200 orë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

  1. Pagesa për kualifikim

Sigurimi i cilësisë së kualifikimit bëhët nga Institucioni prestigjioz britanik PEARSON. Të gjithë kandidatët të cilët pranohen për këtë kualifikim janë të obliguar që në afat prej 15 ditëve pasi të fillojnë ligjëratat, të paguajnë shumën prej 320 (treqind e njëzet ) Euro.

  1. Dokumentet e nevojshme për konkurim

Kandidatët për të konkuruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 5, “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Fletëparaqitjen e cila merret në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr);
  • Diplomën e shkollimit të mesëm të  lartë,  për kandidatët të  cilët kanë diplomuar pas vitit shkollor 2015/2016;
  • Certifikatën e shkollimit të mesëm të lartë, për kandidatët të  cilët kanë mbaruar shkollimin e mesëm të  lartë  para vitit shkollor 2014/2015;
  • Diplomë tjetër të shkollimit universitar, nëse e posedon kandidati;
  • Certifikatën e vendbanimit;
  • I gjithë dokumentacioni duhet të prezantohet si kopje ndërsa origjinalet për verifikim i sjellin vetëm kandidatët të cilët do të pranohen.
  1. Afati i paraqitjes së dokumenteve, vendi dhe shpallja e rezultateve

Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 05 deri  16 shtator  2022.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në  Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur. Adresa: Rruga “Agim Ramadani” 10000, Prishtinë, kati i tretë duke filluar nga ora 09.00-15.30.

Kandidatët do të ftohen për testim online përmes programit të Basic Check  me datë 01.10.2022

Për vendin e mbajtjes se testimit do të njoftoheni përmes email-it.

Rezultatet e testit të kandidatëve shpallen në AAAPARr, Prishtinë me datën 07.10.2022 dhe dergohen me email të kandidatët.

Kthimi i dokumenteve (orgjinali), për kandidatët të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej datës 10 deri 14 tetor 2022, pas shpalljes së rezultateve.

Kandidatët e refuzuar në bazë të kritereve për regjistrim kanë të drejtë që brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes  së rezultateve të paraqesin ankesë  në AAAPARr.

 Kriteret e regjistrimit

Kandidatët që vlerësohen në bazë të rezultateve të testit Basic Check, do të pranohen  sipas radhitjes të pikëve maksimale për secilën komunë.

  1. Kuotat për pranim të kandidatëve sipas komunave

Do të pranohen gjithsejt 125 kandidat për të gjitha komunat.

Me qëllim që secila komunë të mbulohet me kuadro të kualifikuara për këtë kualifikim, për këtë vit shkollor, MAShTI ka vendosur kuotat e pranimit të kandidatëve si në tabelën në vijim.

NrKomunaKuotaNrKomunaKuotaNrKomunaKuota
1Prishtinë1311Pejë621Suharekë5
2Podujevë412Istog322Malishevë3
3Fushë Kosovë513Klinë323Ferizaj6
4Obiliq314Deçan324Lipjan3
5Novo Bërdë115Gjilan1025Shtime2
6Vushtrri416Gjakovë626Kaçanik4
7Mitrovicë1017Rahovec227Hani i Elezit2
8Skenderaj318Prizren1028Viti3
9Drenas319Dragash129Junik1
10Kamenicë420Mamushë130Shtërpcë1
  1. Fillimi i vitit shkollor

Viti shkollor do të fillojë në nëntor 2022.

Tags: GJEJPUNE, masht, NJOFTIM, PRISHTINA, PRISHTINE, PUNE, qeveria, sektoripublik