business

Analist-e Kreditor-e (2), Zyrtar-e për marketing (1), Zyrtar-e mbeshtetes ne njesine per kredi te keqija dhe kolektim (1)

  • star Publikuar: 14-03-2024
  • star Skadon: 19-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë, Marketing
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë, Graçanicë
Shikime 1576

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime
financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, socialedhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne deget ne vijim:

  1. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Fushë Kosovë
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Graçanicë
  3. Një (1) Zyrtar-e për marketing për zyren qendrore në Prishtinë
  4. Një (1) Zyrtar-e mbeshtetes ne njesine per kredi te keqija dhe kolektim, në Zyren Qendrore në Prishtinë

-----------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita 1 & 2)
Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorinmikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh MicrosoftOffice,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil,kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-----------------------------------------------

Zyrtar-e për marketing (Pozita 3)
Përgjegjësitë :

  • Mbeshtet procesin e përgaditjes se broshurave, posterave dhe materialit tjeter reklamues per qellim marketingu
    te produkteve kreditore,
  • Mbeshtet procesin e pergaditjes se teksteve per reklama ne radio lokale dhe monitorimii editimit te tyre,
  • Mbeshtet planifikimin dhe merr pjesë në ngjarje promovuese dhe mbeshtet deget ne rast pjesëmarrje ne promovime,
  • Promovon produktet e reja kreditore,
  • Hulumton tregun me qellim te krijimitte produkteve te reja kreditore,
  • Kontribuon në definimin e dukjes së interierit të zyrave të degëve duke përfshirë sportelet/ inventarin dhe dukjes vizueletë pjesës balloretë zyrave të degëve...etj.
  • Mirëmbajtja e web faqës së kompanisë dhe paraqitjes së kompanisë në rrjetet sociale me qëllim të promovimit të ofertës kreditore.
  • Kontribuon në përpilimin e planit vjetor të marketingut,
  • Punë të tjera administrative,

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, dizajn apo shkencateknike,
  • Përvojë paraprakenë punë të ngjashme në sektorin financiar(e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, programete Microsoft Office dhe programeper dizajn grafik etj,
  • Tëjetë kreativ-e, komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e dhei/e gatshëm për punë në ekip dhe punë në teren,
  • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer, kategoria B.

-----------------------------------------------

Zyrtar-e mbeshtetes ne njesine per kredi te keqija dhe kolektim (Pozita 4)

Përgjegjësitë:

  • Mbeshtet dhe merr pjese ne aktivitete lidhur me mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merre pjese ne komitete te delikuences, vizita ne dege dhe tek klientet ne teren,
  • Mbeshtet procesin e verifikimit dhe analizimit te te dhenave per palet e nderlidhura me kredite ne vonese
    klient, garantues, kolateral, etj.) dhe nxjerre te dhena per inkasimet.
  • Kryen pune qe nderlidhen me procesin e zevendesimit/ndrrimit te kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhenme njesine per kredi te keqija dhe kolektim: verifikimte kolateralit, ndryshim te dates, riprogramim, shqyrtimi ankesave/kerkesave te paleve te jashtme, percjellje te pagesave per pale te treta (permbarues, etj.) dhe pergatitte raporteve te ndryshme sipas kerkeses,
  • Mbeshtet përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve tek palet e treta (avokati,gjykata apo përmbaruesi privat) dhe mbikëqyre ecurinëe tyre,
  • Mbështet procesin e vizitavene teren nga palet e treta (gjykata, policia) lidhur me ekzekutimin e kolateralit,
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen e procesit te shitjes se kolateralit te konfiskuar,
  • Mbeshtet dhe merr pjese ne kontaktimin klienteve me telefon/sms, etj.,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, juridik apo kualifikim ekuivalent profesional,
  • Përvojë paraprakete punes në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Tëjetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter(Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

-----------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 13.03.2024 deri me dt. 19.03.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruesetë kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësitë barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.