business

Arkëtar/e/ Mobil/e

  • star Publikuar: 25-04-2025
  • star Skadon: 08-05-2025
Kategoritë Arkatare
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 225

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks te veçantë në kujdesin ndaj klienit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:

VENDE TË HAPURA PUNE

Pozita: Arkëtar/e/ Mobil/e

Lokacioni: Regjioni Prishtinë

Detyrat:

  • Të kryej rregullisht funksionet e arkëtares në lidhje me pagesat e klientëve;
  • Të plotësojë fletëpagesat bankare dhe të përgatis raportet ditore të keshit për barazim;
  • T’u jap informacione të sakta klientëve, qoftë personalisht apo në telefon, në lidhje me shumën e pagesës;
  • Të pranojë të gjitha thirrjet telefonike dhe të gjithë vizitorët në mënyrë profesionale, të shpejtë, me saktësi, dhe me sjellje të këndshme;
  • T’i vlerësoj thirrjet/kërkesat dhe t’i drejtoj ato, apo të shënoj porositë dhe t’i përcjellë në mënyrë profesionale, të shpejtë, dhe me saktësi;
  • Aftësi që të punojë me njerëz me prejardhje dhe përkatësi nacionale të ndryshme;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;

Kualifikimet:

  • Edukimi universitar;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, iniciativë dhe kreativitet;
  • Njohuri të punës me programe kompjuterike;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;

Të interesuarat duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë të cilin mund ta shkarkoni nga web faqja zyrtare: www.afkonline.org .

Aplikacionin e plotesuar e dërgoni në e-mail adresen: [email protected] . Ne titull duhet te shkruhet pozita e punes dhe vendi.

Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi.

AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.

Afati i fundit për aplikim është 8 Maj 2025 ora 16:00

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për testim me shkrim.