.png)
Kompani
BiCredit
Kategoritë
Menaxher/e, Analist kreditor
Numri i pozitave
4
Vendi i punës
Prishtinë, Prizren, Shtërpcë
Shikime
142
KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
IFJB BiCredit Shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në degën e Prishtine , Prizren dhe Shtërpcë:
- Menaxher - Prizren
- Analist Kreditor - Prishtine, Prizren dhe Shtërpcë
2) MENAXHER :
PËRGJEGJËSITË:
- Menaxhon operacionet e kreditimit të degës duke përfshirë të gjitha aspektet e planifikimit, menaxhimit dhe gjenerimit të portofolios së kredive, mbikëqyrjen e punonjësve dhe ngritjen e kapaciteteve për të siguruar arritjen e përgjithshme të synimeve/caqeve të degës në bazë të planit vjetor duke përfshirë koordinimin e përgatitjes, implementimit dhe monitorimit të buxheteve;
- Siguron koordinim të duhur të Degës në mes të punonjësve në huadhënje dhe punonjësve tjerë;
- Planifikon, implementon dhe menaxhon rritjen dhe mirëmbajtjen e cilësisë së portofolios;
- Ofron udhëheqësi cilësore për punonjësit duke përfshirë zbatimin në mënyrë strikte të standardeve për vlerësimin e cilësisë (menaxhimi i rrezikut të kredisë), aplikimin e limiteve të rrezikut dhe komitetin e kredive në përputhje me manualin e huadhënjes;
- Menaxhon/këshillon punonjësit e huadhënjes dhe mirëmbanë komunikim të mirë në mes të të gjithë punonjësve
- Koordinon procesin e përcaktimit, monitorimit dhe rishikimit në mënyrë periodike të objektivave dhe planeve të punës, ofron mbështetje, mbikëqyrje, trajnime/këshillime, vlerëson performancën, motivimin dhe diciplinën e punonjësve nën mbikqëyrjen e tij/saj
KUALIFIKIMET:
- Shkalla Universitare në Kontabilitet ose Financa, Administrim Biznesi apo diciplina të ngjajshme eshte e obliguar
- Minimumi 3 vjet eksperienc e punës në Institucionet Financiare (Banka, MikroFinanca)
- Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese/mbikëqyrëse, si dhe aftësi udhëheqëse
- Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip
- Aftësi të mira për të gjykuar, për të marrë vendime dhe iniciativa; aftesi te shkelqyeshme komunikuese
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B
2) ANALIST KREDITOR
PËRGJEGJËSITË :
- Të identikojë klientët potencial për kreditë përmes promovimit të ofertës kreditore,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, analizimi dhe pregaditja e pasqyrave financiare
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
KUALIFIKIMET:
- Eksperienc e punës në Institucionet Financiare (Banka, MikroFinanca)
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Aftësi të mira analitike dhe organizative
- Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip
- Njohuri të mira të punës me kompjuter
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B
Afati i aplikimit është deri më datë 11.05.2025 ora 16:30.
Kandidatet e interesuar mund te aplikojne duke derguar CV në : [email protected], ju lutem shkruani degën për të cilen jeni duke aplikuar.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.