business

Infermier/e (3)


Ruaj
  • star Publikuar: 18-05-2026
  • star Skadon: 28-05-2026
Kategoritë Infermieri
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 3

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Spitali i Përgjithshëm Alma Mater Europaea “Rezonanca 2” shpall konkurs për plotësimin e pozitave të punës si më poshtë:

1. Infermier/e – 3 pozita të lira

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë bachelor në Infermieri
  • Licencë e vlefshme nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe organizimit.
  • Shkathtësi të mira në punën ekipore.
  • Përvojë paraprake e punës përbën përparësi.
  • Etikë dhe profesionalitet.
  • Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore.

Detyrat kryesore:

  • Ofron kujdes infermieror për pacientët.
  • Monitoron gjendjen shëndetësore dhe shenjat vitale.
  • Administron terapinë sipas udhëzimeve të mjekut.
  • Ndihmon gjatë procedurave mjekësore.
  • Mban evidencat dhe dokumentacionin mjekësor.
  • Bashkëpunon me stafin shëndetësor dhe respekton etikën profesionale.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

-Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit, deri më 28.05.2026.

-Kandidatët që plotësojnë kushtet do të njoftohen paraprakisht për intervistë.

-Dokumentacioni për aplikim të dërgohet në e-mail [email protected] , ose të dorëzohet fizikisht në adresën: Spitali i Përgjithshëm Alma Mater Europaea “Rezonanca 2”, Magjistralja Prishtinë–Shkup, km 9, Prishtinë 10000.

Për informacione, na kontaktoni në +383 49 603 330