Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Sigurim Fizik
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
951
Shield Recruitment & HR kërkon Sigurim Fizik 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Mabco Constructions Sh.P.K, Fushë Kosovë, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Qëndrimi në pikën hyrëse të pronës;
- Mbrojtja e pronës dhe personelit;
- Menaxhimi i hyrjeve dhe daljeve të personave dhe automjetëve në objekt, duke përdorur dokumentacionin përkatës;
- Vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe alarmeve, dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo aktiviteti të dyshimtë;
- Përpilimi i raporteve ditore mbi aktivitetet dhe incidentet e ndodhura gjatë orarit të punës;
- Ndërmarrja e veprimeve të shpejta dhe efikase në rast emergjencash, si zjarret,vjedhjet ose aksidentet;
- Koodinimi me kolegët e sektorit të njejtë për kryerjen e obligimeve;
- Sigurohet që të gjitha rregulloret dhe politikat e sigurisë të jenë të zbatuara dhe të rrespektohen nga të gjithë;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikativë;
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Përvoje e mëparshme në siguri fizike ose në rol te ngjashëm është e dëshirueshme;
- Certifikata për trajnim në siguri dhe mbrojtje (e preferueshme);
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Maj 2024 apo të aplikojnë fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.