KONKURS PËR PUNË – TEKNOLOG USHQIMI / HACCP
Kuvilab Sh.p.k. shpall konkurs për pozitën:
Teknolog Ushqimi – Njohës i Standardeve HACCP
Vendi i punës:
Fabrika Kuvilab
Bardhosh- Bernice e poshtme
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zbatim dhe monitorim i sistemit HACCP
- Hartimi dhe përditësimi i procedurave të sigurisë ushqimore
- Kontroll i proceseve të prodhimit dhe higjienës
- Mbikëqyrje e cilësisë së produkteve dhe lëndës së parë
- Përgatitje për inspektime dhe auditime (të brendshme dhe të jashtme)
- Trajnim i stafit lidhur me standardet e sigurisë ushqimore
- Bashkëpunim me menaxhmentin e prodhimit
Kërkesat:
- Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore ose fusha të ngjashme
- Njohuri të mira dhe përvojë praktike në HACCP
- Njohja e standardeve ISO 22000 është përparësi
- Përvojë në industri ushqimore (preferohet mish/përpunim mishi)
- Aftësi analitike dhe dokumentuese
- Përgjegjësi, saktësi dhe profesionalizëm
Ofrohet:
- Kontratë pune afatgjate
- Pagë konkurruese sipas përvojës
- Ambient profesional dhe stabil
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentacionin përkatës duke kontaktuar Kuvilab Sh.p.k.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
E-mail: k[email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!