business

Zyrtar i Teknologjisë Informative

  • star Publikuar: 14-06-2023
  • star Skadon: 21-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Istog
Shikime 13722

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Specialistë i Teknologjisë Informative

Institucioni : Komuna Istog

Nr. i Referencës : RN00011737

Kodi: RPC0005343

Data e njoftimit: 24.05.2023

Afati për aplikim: 14.06.2023 - 21.06.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Kujdeset për funksionion e të gjitha pajisjeve të TI për të krijuar një system funksional në përputhje me nevojat dhe kërkesat e DKA-së si dhe të gjitha institucioneve edukative arsimore;
  • Bën instalimin, konfigurimin, përditësimin dhe mirëmbjatjen e pajisjeve të TIK në DKA dhe institucion educative arsimore;
  • Asiston dhe ndihmon në mirëmbajtjen e Webfaqeve të shkollave;
  • Zhvillimi dhe administrimi i të gjitha databazave të shkollave (psh E-Ditari) si dhe identifikon, hulumton dhe zhgjidh problemeteknike
  • Sipas nevojës ofron asistencë dhe ndihmon shfrytëzuësit e pajisjeve tekonolgjike në rast se kanë probleme me kompjuter dhe pajisje tjeta të TIK në të gjitha insitucionet edukativo arsimiore;
  • Kryen cfarëdo detyre tjertër që korrespodon ose mund të ndihmoj në kryerjen e funksioneve Brenda DKA-së.

  • Kërkesat e përgjithshme për pranim:
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, Kualifikim të posaçme formale: Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike.

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 vjet përvojë pune profesionale.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitikedhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar:

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioni

Organizata /

Vendi i punës

Nr. i kërkuar
RPC0004700RN000110 50

Zyrtar i

Teknologjisë Informative

Profesional 27

Komuna Istog

Drejtoria për

Arsim /

Drejtoria për

Arsim

1


Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshmin që nuk jeni nën hetime (nga gjykata).

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohuri profesionale për fushën në të cilën zhvillohet konkurrimi;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen