business

SHPALLJE: 1) KONKURS PËR GAZETARË, 2) MIRËNJOHJET "MIK I FËMIJËVE"

  • star Publikuar: 09-11-2022
  • star Skadon: 25-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 2387

KONKURS PËR GAZETARË

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2022.

Aplikantët duhet:

Të kenë shkrim, botim, dokumentar apo reportazh televiziv/radiofonik që trajton tema të cilat kanë të bëjnë me fëmijët dhe ndërlidhen me shërbimet dhe mbrojtjen e tyre në Kosovë, të botuara nga data 15 Nëntor 2021 deri në datën 14 Nëntor 2022;

Të dërgojnë punimin / shkrimin / publikimin e tyre VETËM në formë elektronike me e-mail, në këtë adresë: [email protected].

Të bashkëngjisin në emailin ku aplikojnë, dy dokumente si më poshtë:

  • Të dhënat e aplikantit (emër, mbiemër, mediumi ku punon, e-mail dhe numri i telefonit) së bashku me titullin e botimit, datën e saktë të publikimit të tij dhe vegëzën për qasje në artikull.
  • Punimin e plotë me të cilin aplikanti po konkuron.

Gazetarët kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një botim / punim.

Konkursi është i hapur deri më 25 Nëntor 2022, ora 00:00.

SHKARKO: SHQIP | SRPSKI | ENGLISH

-------------------------------------------------------------

MIRËNJOHJET “MIK I FËMIJËVE”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, ndan mirënjohjet vjetore “Mik i fëmijëve” për partnerët më të afërt të projektit, kontribues në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2022.

Kandidatët duhet të kenë kontribuar në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë gjatë vitit 2022, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në fushën e mbrojtjes dhe mirëqenies sociale, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë etj. Kandidatët mund të jenë subjekte juridike sikurse korporata, biznese, banka, trupa diplomatik, mediume, personalitete dhe individë nga komuniteti.

Nominimi/formulari i plotësuar, duhet të dërgohet në [email protected] deri në datën 25 Nëntor, 2022, ora 00:00.

SHKARKO: SHQIP | SRPSKI | ENGLISH