ALM Group shpk shpall konkurs për pozitën “Merchandizer/e” Për terenet :
Tereni i Gjakoves – Part-time
Tereni i Ferizajit – Full-time
PËRGJEGJËSITË / PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS:
- Vendosja dhe riorganizimi i produkteve në rafte dhe ekspozitorë sipas standardeve të kompanisë.
 - Sigurimi i prezantimit të duhur vizual të produkteve (etiketa, çmime, paketim, material promocional).
 - Kontrolli i stokut nëpër pika shitjeje dhe komunikimi me departamentin e shitjeve për furnizim.
 - Monitorimi i datave të skadimit dhe mirëmbajtja e cilësisë së produkteve në ekspozim.
 - Vendosja e materialeve promocionale (posterë, display, banerë etj.) në përputhje me fushatat e marketingut.
 - Raportimi i shitjeve dhe performancës së produkteve tek supervizori ose menaxheri i shitjeve.
 - Vëzhgimi i produkteve konkurrente – çmimet, vendosja dhe strategjitë e tyre në treg.
 - Komunikimi i vazhdueshëm me stafin e shitjes dhe menaxherët e dyqaneve për koordinim të ekspozimeve.
 - Raportim periodik me foto dhe të dhëna për statusin e produkteve në terren.
 
KUALIFIKIMET DHE AFTESIT E KËRKUARA:
- Diplomë e shkollës së mesme,
 - Përvoja e mëparshme si merchandizer/e ose në një rol të ngjashëm është e dëshirueshme,
 - Planifikim dhe menaxhim kohe – aftësi për të planifikuar vizitat në pika të ndryshme, për të ndjekur oraret e furnizimeve dhe për të respektuar afatet.
 - Aftësi organizative — për planifikimin e ekspozimeve, stoqeve dhe riorganizimit të produkteve.
 - Vëmendje ndaj detajeve — për mënyrën si vendosen produktet, çmimet, etiketat dhe materialet promocionale.
 - Zgjidhje problemesh në terren – reagim i shpejtë ndaj situatave si mungesa produktesh, vendosje e gabuar, apo kërkesa nga klientët.
 - Puna në ekip – bashkëpunim me ekipin e shitjeve, marketingut dhe logjistikës për rezultate më të mira
 
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin për punësim në e-mail adresën: [email protected] Aplikacioni për konkurim mund të dorëzohet edhe fizikisht tek kompania ALM GROUP Sh.P.K. Magj. Prishtinë – Ferizaj, km/10 p.n. Konjuh/Lipjan.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 03/11/2025 deri më 17/11/2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!