business

Zyrtar për Arkiv

  • star Publikuar: 03-10-2024
  • star Skadon: 01-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1221

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit - Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i arkiv- dokumentacionit

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Arkiv 2

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5,1

Nr. i kërkuar ; 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 02/10/2024

Afati për aplikim : 03/10/2024 - 01/11/2024

Institucioni : Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit - Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves

Departamenti : Departamenti i Arkivave Nderkomunale dhe Inspekcionit

Divizioni

Vendi i punës: Arkivi Ndërkomunal i Ferizajit, Adresa: Sheshi Ramadan Rexhepi,Qendra e Re Rinore, Ferizaj

Nr. i Referencës: RN00015327

Kodi : RPC0008866

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zbaton procedurat standarde në klasifikimin, rregullimin, përpunimin dhe sistemimin e fondeve arkivore në Arkivin Ndërkomunal të Ferizajit;
  • Bënë rregullimin dhe përpunimin e fondeve arkivore duke përfshirë të gjitha operacionet teknike profesionale;
  • Bënë përgatitjen e listave të brendshme, etiketave të kutive arkivore, regjistrimin e librave dhe kutive arkivore, mbështetur në metodologjinë profesionale arkivore sipas standardeve ndërkombëtare;
  • Bënë ndarjen e materialit arkivor për shërim;
  • Bënë ndarjen e materialit të pavlefshëm për asgjësim;
  • Kryen edhe detyra të tjera, në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe, nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe që janë çështje që derivojnë nga mandati i njësisë organizative përkatëse.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor): Juridik/Histori/Letërsi/Arkivistikë/Orientalistikë, Antropologji, Ballkanistikë.
  2. Kualifikime te posaçme formale: Nuk ka.
  3. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri te thella dhe te specializuara ne fushën profesionale specifike;
  • Nivel te larte te njohurive profesionale ose teknike te fushës përkatëse dhe te kuptuarit e fushave qe ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri te gjera te fushës, te metodave kërkimore, qe ndihmojnë ne përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi te arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për te bere gjykime profesionale te pavarura dhe për te ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për te dhënë një kontribut te rëndësishëm ne zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për te përfaqësuar.


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 16/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

  • Trajnimi profesional për arkivist e dëshmuar përmes Certifikatës mbi ndjekjen e trajnimit.
  • Njohje e gjuhës serbe në nivelin A1 e dëshmuar përmes Certifikatës së lëshuar nga një institucion i akredituar.

Certifikata mund të zëvendësohet nga një diplomë e studimeve universitare që fitohet pas përfundimit të programit të studimeve në gjuhën serbe.

  • Njohuri dhe përvojë në fushën e Arkivave;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit);

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen