business

Ftesë për të rinjtë e diasporës për pjesëmarrje në "Shkollën Verore"

  • star Publikuar: 09-08-2024
  • star Skadon: 08-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani OJQ IREDS
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 854



Shkolla Verore: Përmirësimi i identitetit dhe Gjuhës nëpërmjet mirëqenies psikologjike, fizike dhe kultivimit të kulturës tek të rinjtë e diasporës

Nëse jeni i ri i moshës 16-24 vjeç dhe jetoni në diasporë apo Kosovë, dhe kërkoni një aventurë të paharrueshme, Shkolla Verore është destinacioni ideal për ju!

Aplikoni duke klikuar ne linkun : https://forms.gle/9ja9Jpth2apS5Ws48 apo ne [email protected]

Shkolla verore për përmirësimin dhe promovimin e shëndetit mendor të të rinjve nga diaspora dhe Kosova, përfshin një gamë aktivitetesh të cilat synojnë të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies psikologjike dhe fizike të të rinjve, si dhe vetëdijesimin e tyre mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor.
IREDS, ne partneritet me KVL, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Shkollës Verore nga 19-23 Gusht, një iniciativë që mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Data: 19-23 Gusht 2024

Kush mund te merr pjese: Të rinjtë nga diaspora dhe Kosova, të moshës 16-24 vjeç

Afati I fundit per aplikim : 15 Gusht

Programi ynë përfshin:

  • Sesione psikovedijesuese për shëndetin mendor: Ekspertët tanë do të drejtojnë sesione që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, duke diskutuar shenjat dhe simptomat e zakonshme, faktet dhe mitet, si dhe faktorët mbrojtës dhe rrezikues.
  • Ekskursion dhe vizita studimore në lokalitete me rëndësi kulturore dhe historike në Kosovë: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë dhe të mësojnë për trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës.
  • Sesione rreth identitetit dhe ruajtjes së gjuhës: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellohen në rëndësinë e identitetit kulturor dhe gjuhësor, dhe të mësojnë strategji për ruajtjen e gjuhës amtare.
  • Aktivitete sportive me karakter social: Për të nxitur bashkëpunimin dhe shëndetin fizik, do të organizojmë aktivitete sportive dhe lojëra sociale.
  • Turne të volejbollit: Një miniturnir volejbolli se bashku me Klubin Volejbollit ‘’Libero’’, që te promovojme frymën sportive dhe ekipore.
  • Këshillim psikologjik falas për të rinjtë e diasporës pas shkollës verore: Pas përfundimit të shkollës verore, pjesëmarrësit do të kenë qasje në këshillim psikologjik falas për disa muaj përmes sesioneve individuale dhe grupore për të mbështetur mirëqenien e tyre.
  • Mbajtja e takimeve konsultative për zhvillim profesional dhe mundësi bashkëpunimi: Këto takime do t'u japin mundësi të rinjve pjesëmarrës të krijojnë lidhje profesionale dhe të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi mes te rinjve nga Kosova dhe diaspora.

Pse të bashkoheni?

  • Përmirësoni mirëqenien tuaj psikologjike dhe fizike.
  • Forconi identitetin tuaj kulturor dhe gjuhësor.
  • Lidheni me të rinj të tjerë nga diaspora dhe Kosova.
  • Përfitoni nga këshillimi psikologjik falas për disa muaj pas shkollës verore përmes sesioneve individuale dhe grupore.
  • Krijoni mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim mes te rinjve nga Kosova dhe diaspora
  • Zbuloni dhe mësoni për pasurinë kulturore dhe historike të Kosovës.

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë

Regjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e këtij udhëtimi transformues!
#ShkollaVerore #IREDS #TëRinjtëEDiasporës #ShëndetiMendor #IdentitetiDheGjuha #KVL #MPJD

Për më shumë informacion dhe për t'u regjistruar, vizitoni faqen tonë të internetit ose na kontaktoni ne : [email protected] , 048553300