business

Agjent i Shitjes - Divizioni i HoReCa (1)

  • star Publikuar: 02-08-2022
  • star Skadon: 12-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shperndarje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1054

LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 02 gusht 2022, shpall këtë:

KONKURS

Agjent i Shitjes – një (1) Pozitë - Divizioni i HoReCa.

Vendi i punës: Pejë;

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
  • Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj  mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Qendra Tregtare LIRIDONI në Raushiq, Pejë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 12.08.2022 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.