business

Udhëheqës i Divizionit për Buxhet

  • star Publikuar: 02-10-2024
  • star Skadon: 23-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 689

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Shëndetësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqës i Divizionit për Buxhet

Klasa e pozitës: Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.4

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit: 23/09/2024

Afati për aplikim : 24/09/2024 - 23/10/2024

Institucioni : Ministria e Shëndetësisë

Departamenti : Departamenti për Buxhet dhe Financa

Divizioni

Vendi i punës: Ministria e Shëndetësisë

Nr. i Referencës: RN00015192

Kodi : RPC0008731

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Mbështet dhe ofron këshilla për drejtorin e Departamentit dhe sipas kërkesës për udhëheqësin më të lartë administrative të institucionit dhe titullarin e institucionit për fushën e përgjegjësisë së Divizionit që udhëheq;
  2. Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Divizionit dhe siguron funksionim efikas të tij, si dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  3. Koordinon aktivitetet me Departament dhe Agjensionet e Ministrisë së Shëndetësisë për planifikim të KASH-it dhe buxhetit, gjithashtu siguron që projektet e përfshira në kuadër të KASH-it të jetë në pajtim me Planin Strategjik të Ministrisë së Shëndetësisë;
  4. Siguron që projektet, kontratat dhe afatet e implementimit të të cilave është më i gjatë se një vit të jenë të përfshira në kuadër të KASH-it;
  5. Siguron të jetë zbatuar rregullativa ligjore dhe kërkesat e Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve (MFTP) me rastin e planifikimit të buxhetit vjetor dhe KASH-it si dhe përgatit planin e rrjedhjes së parasë me imputet e marra nga njësia kërkuese dhe Divizioni i Financave;
  6. Siguron që drafti i buxhetit i Ministrisë së Shëndetësisë dhe regjistruar në Sistemin e Zhvillimit të menaxhimit të Buxhetit SZHMB (BDMS) dhe Sistemin e Programit i Investimeve Publike (PIP) të jenë të plotësuara sipas formularëve të caktuar të MFPT-së në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  7. Monitoron regjistrimin e ndarjes buxhetore në Sistemin e Menaxhimit të Financave të Kosovës (SIMFK) dhe siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të çdo aktiviteti dhe buxhetin e planifikuar;
  8. Monitoron dhe rekomandon transferet buxhetore në mes të kategorive ekonomike sipas përqindjeve të lejuara ligjore, gjithashtu monitoro transferimin buxhetor nga Qeveria e Kosovës te MSh-ja;
  9. Mbështet Drejtorin e Departamentit për Buxhet dhe Financa lidhur me marrëveshjet financiare me institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët;
  10. Monitoron implementimin e projekteve kapitale dhe ekzekutimin e buxhetit në përgjithësi, dhe përgatit raporte mujore lidhurme progresin e implementimin e buxhetit;
  11. Zhvillon dhe zbaton politika, procedura dhe praktika financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar;
  12. Kryen edhe punë tjera që ia përcakton mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe dhe të cilat nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Fakultetitn Ekonomik, financa apo kontabilitet.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të gjëra e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon Divizioni.
  2. Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative.
  3. Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmes aftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  4. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon.
  5. Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Divizionit/Departamentit.
  6. Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 07/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: Nuk ka!

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen