business

Analist/e i/e bazës së të dhënave afariste

  • star Publikuar: 18-07-2022
  • star Skadon: 24-07-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IPKO
Kategoritë Telekomunikim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1171

Analist/e i/e bazës së të dhënave afariste

Analisti/ja i/e bazës së të dhënave afariste i raporton Menaxherit të njësisë në departamentin e marketingut dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Dizajnon, implementon dhe mbështet softuerët dhe sistemet IA
  • Analizon kërkesat e brendshme të përdoruesve dhe harton raporte dhe analiza të reja
  • Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim
  • Zhvillon dhe mirëmban bazën e të dhënave, programet e nxjerrjes së të dhënave, programet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientë
  • Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësive.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, njohuritë dhe kualifikimet si në vijim:

  • Përvojë në dizajnim dhe analizë të bazës së të dhënave;
  • Njohuri për nxjerrjen dhe modelimin e të dhënave;
  • Përvojë me aplikacione “tier one”, bazat e të dhënave dhe depot e të dhënave;
  • Njohuri të mirë të praktikave dhe ligjeve bashkëkohore të privatësisë;
  • Njohuri në vegla për analizim të dhënash si p.sh: Microsoft Excel, Power BI, Tableau, SAP BO, PowerPivot, etj.
  • Përvojë si analist/e i/e bazës së të dhënave minimum 1 vit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe ne komunikim;
  • Aftësi të shkëlqyeshme për punë në ekip;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Diplomë Bachelor/Master në shkenca kompjuterike, sisteme informative ose inteligjencë afariste;

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 24.07.2022

APLIKO ONLINE KETU