
Sport Reality të njohur për zbritje dhe oferta të vazhdueshme, përpiqemi të jemi sa më të arritshëm për të gjithë konsumatorët në të gjithë vendin.
Për dyqanin i cili do të hapet në Prishtina Mall, ne po kërkojmë:
Menaxher/e dyqani
Detyrat tuaja:
- Menaxhimi i shitjeve të dyqanit dhe aktiviteteve të përgjithshme
- Delegimi, analizimi, motivimi dhe monitorimi i anëtarëve të ekipit
- Përcjellja e rezultateve të shitjes dhe arritja e qëllimeve të shitjeve
- Garantimi i përcjelljes së standarteve të reklamave vizuale
- Rekrutimi, trajnimi dhe edukimi i pjestarëve të skuadrës
- Kujdesi për imazhin e kompanisë dhe ofrimi i një shërbimi të kënaqshëm ndaj klientëve
Kërkesat:
- Minimalisht të ketë mbaruar shkollimin e mesëm
- Eksperienca të mëparshme në shitje me pakicë (minimumi 1 vit)
- Aftësi të mira në menaxhimin e ekipit
- I përgjegjshëm, i kujdesshëm dhe pozitiv
- Aftësi drejtuese
- Njohja e mirë e gjuhës angleze
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale
- Fleksibilitet (të punojë me turne, të punojë fundjavave)
Përfitime:
- Orar fleksibil I punës
- Mundësi të mëdha rritjeje dhe zhvillimi profesional
- Ambient pune dinamik dhe punë grupore
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV të detajuar në: [email protected] dhe ju lutemi të shkruani lokacionin e punës dhe pozitën që aplikoni në subject.
Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë të gjitha kërkesat do të njoftohen për intervistë.