business

Praktikant/e Ligjor

  • star Publikuar: 08-02-2023
  • star Skadon: 28-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani LEX BUSINESS
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 24552

Lex Business shpall konkurs për punë praktike

Praktikant/e Ligjor

Lex Business është zyrë ligjore/avokatie në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve ligjore në fushën e biznesit, financave, tatimeve, korporatave, kontesteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, të drejtave të pronësisë industrial, të drejtës së autorit, konkurrencës, patundshmërive, bashkime dhe blerje, mbrojtje të të dhënave dhe negocimin e kontratave.

Për shkak të rritjes sonë të vazhdueshme, kërkojmë praktikanë/e në ekipin tonë. Si praktikant, ju do të ndihmoni bashkëpunëtorët profesional dhe avokatët e Lex Business në ofrimin e shërbimeve ligjore për klientët.

Përgjegjësitë:

  • Të asistoni ekipën e Lex Business në cështjet ligjore dhe shërbime që ofrohen për biznese e korporata.
  • Të asistoni bashkëpunëtorët profesional si dhe avokatët e zyres në hartimin e shkresave, hulumtim ligjorë, analiza në sektor dhe industri të ndryshme si energjia, banka e financa, taksa, pronësi intelektuale, kontrata e të tjera.
  • Punë të tjera të caktuara nga menaxherët.

Kualifikimi:

  • Kandidatët duhet të jenë entuziast për teknologjinë, ligjin dhe biznesin.
  • Të ketë dëshirë dhe interesim për të mësuar gjëra të reja.
  • Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit, komunikimit, verbale dhe të shkruar dhe organizative
  • Mendësi bashkëpunuese.
  • Vëmendje ndaj detajeve.

Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt, 2023. Aplikimi bëhet përmes postës elektronike [email protected] Dokumentet që duhet bashkangjitur janë:

  • Letër motivimi (jo më shumë se një faqe)
  • CV