business

Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç

  • star Publikuar: 14-06-2023
  • star Skadon: 28-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 15040

KOPSHTI “NGJYRAT” HAJVALI

Tel: 038-564-020/ 049-961-999

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Kopshti “Ngjyrat” shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS ZËVENDËSIM

Pozita: Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç,
Orari: I plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor “ NGJYRAT” afër Bashkësisë Lokale në Hajvali.)
Rezymeja personale (CV)
Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:

  • Kriteret e kualifikimit për edukatore (3-6 vjeç):
  • Fakulteti i edukimit – programi para fillor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  • Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve;
  • Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

Në intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate:

  • Numri i kredive ECTS
  • Nota mesatare gjatë studimeve 10 pikë,
  • Përvoja e punës në arsim (vite) 5 pikë,
  • Numri i trajnimeve relevante të akredituara nga MASHT 5 pikë,
  • Kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim;
  • Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,
  • Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe
  • Njohuritë profesionale 40 pikë
  • Njohuritë që lidhen me vendin e punës 20 pikë
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 14.06.2023– 28.06.2023
  • Formulari i aplikimit merret në administratën e Kopshtit “Ngjyrat” nga ora 09:00 - 15:00
  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në administratën e Kopshtit “Ngjyrat” nga ora 09:00 - 15:00
  • Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor 'Ngjyrat "në Hajvali.
  • Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Me këtë konkurs do të zhvillohen procedurat e rekrutimit të stafit arsimor për vitin shkollor 2023/2024 (korrik 2023-korrik 2024)

Fillimi i punës do të bëhet në varësi të lirimit real të vendit të punës (pushim i lehonisë)

Vërejtje: Të gjitha aplikacionet e pakompletuara, mosplotësimet e sakta dhe të qarta të formularit të aplikimit dhe ato që dorëzohen jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë konkurs nuk do të shqyrtohen