business

Këshilltar/e ligjor

  • star Publikuar: 18-09-2023
  • star Skadon: 25-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Këshillim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1412

Diakonie Training Center shpall konkurs:

Pozita: Këshilltar/e ligjor (1 pozitë)

Vendi i punës: Mitrovicë


Përgjegjësitë:

  • Siguron asistencë Juridike për veprimtaritë e institucionit dhe jep konsulencën e nevojshme Juridike;
  • Bën trajtimin juridik të korrespondencës zyrtare që ka të bëjë me veprimtarinë e institucionit;
  • Zhvillon, përgatit dhe zbaton të gjitha procedurat e prokurimit në përputhje të plotë me ligjin;
  • Harton të gjitha kontratat që institucioni lidh me subjekte fizikë apo juridikë;
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij dhe që i ngarkohen nga Drejtori.
  • Raporton tek Drejtori për të gjitha detyrat e kryera.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik, (master përparësi).
  • Përvojë pune minimale 1 vjeçare;
  • Njohje e legjislacionit të Kosovës;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (obligative);
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Patentshofer.

Diakonie Training Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto në gjuhën angleze, letër motivuese në gjuhën angleze, dokumente të tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri me:

Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi - te Rampa në Mitrovicë apo në adresën elektronike: [email protected]