business

Zyrtar/e Financiar/e

  • star Publikuar: 08-11-2023
  • star Skadon: 15-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2377

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Shpallje për vend të lirë pune

Pozita:Zyrtar/e Financiar/e
Organizata/njësia:FKEE/ Sektorii Financave
Lokacioni:Prishtinë, Republika e Kosovës
Data e shpalljes së konkursit:01.11.2023
Data/ora e mbylljes:15.11.2023, 16:00(koha lokale)
Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës:Kontratë pune me orar të plotë(40 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore
Periudha provuese:3 muaj

Kur pritet të fillojë marrëdhënia

e punës:

Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)
është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
B) Roli dhepërgjegjësitë kryesore

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari per Financa është përgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe raportimit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE- së.

C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
  • Bën kontrollën dhe monitoron shpenzimet dhe sistemin e raportimit ne baza të rregullta kohore;
  • Përpilon raportet financiare dhe raporton me kohë bazuar në rregulloret e brendshme dhe legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF);
  • Kontrollon dhe vërteton saktësinë e të dhënave në raporte para dërgimit;
  • Kontrollon në baza mujore rezultatet e dala nga raportet dhe përgatitë rekomandimet dhe përmirësimet e nevojshme nga analiza e bëra;
  • Siguron ekzekutimin me kohë të pagesave dhe kompenzimeve tek furnitorët, kontraktorët dhe konsulentët, punëtorët e FKEE-së dhe përfituesit të tjerë, duke zbatuar kriteret e kontratave;
  • Regjistron mirëfilli të gjitha dokumentet financiare për shpenzime, si kopjet e kontratave, faturat, dokumentet e pranimit dhe aprovimit, evidenca të tjera përcjellëse, produktet e dorëzueshme, si dhe raportet për të gjitha shpenzimet;
  • Asiston Udhëheqësin e Sektorit në përpilimin e inputeve për menaxhimin financiar që kontribuon në raportin e progresit të projekteve dhe përgatitjen e buxhetit vjetor të FKEE-së;
  • Mbështetë Udhëheqësin e Sektorit të Financave në proceset e përmbylljes mujore dhe vjetore të raporteve të FKEE;
  • Mbështetë Udhëheqësin e Sektorit të Financave në përgatitjen e pasqyrave të nevojshme financiare, dhe raporte të tjera;
  • Përgatitë dhe analizon raportetjera financiare për Sektorin e Financave dheMenaxhmentin;
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE-së.
D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore
  • Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme;
  • Të ketë 5 vite përvojë pune të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale relavante ose të ngjashme me pozitën e shpallur;
  • Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjordhe operimit financiar të FKEE dhe interes përzhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
  • Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
  • Të ketë aftësitë forta komunikuese, për të punuarsi pjesë ekipidhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Aftësi për të punuarnën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • E preferueshme leja e vozitjes kategoria B;
  • Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
E) Shpërblimi – Paga mujore
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizatë buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/
  1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:

  1. Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë;
  2. CV-në e hollësishme të aplikuesit;
  3. Letrën e motivimit përfshirë synimet eaplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimitne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe;
  4. Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit);
  5. Kopje të dëshmisë se nukka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart);

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.

Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më 15 Nëntor 2023, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-5 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.