business

Zyrtar i Lartë Ligjor

  • star Publikuar: 25-07-2025
  • star Skadon: 23-08-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civiltë Republikës së Kosovë, Neni 5 Agjenciapër Informim dhe Privatësi shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi ligjor

Fusha e studimit : Juridik

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit :Agjencia për Informim dhe Privatësi

Nr. i Referencës:RN00018303

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 24.07.2025

Afati për aplikim: 25.07.2025 - 23.08.2025

Pozitat aktualisht të lira

NrInstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitësKlasa e pozitësPaga\ KoeficientiNr. i kërkuar

1

Agjencia për Informim dhe PrivatësiDepartamenti Ligjor/ Divizioni per Hartimdhe Harmonizim te Legjislacionit

Zyrtar i Lartë Ligjor

Profesional 1

6.25

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ofron mbështetje në hartimin dhe harmonizimin e akteve normative, marrëveshjeve ndërinstitucionale, memorandumeve të mirëkuptimit si dhe aktevetjera juridike të cilat dalinnga fushëveprimtaria e Agjencisë, në bazë të procedurave dhe standardeve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
  2. Eprori kontrollon punën e zyrtarittë lartë ligjor,vetëm për sa i takonrezultatit dhe zakonisht nuk ndërhyn lidhur me përmbajtjen e saj;
  3. Njohuri të thella në hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.
  4. Realizimin e punëve do ta kryejëbrenda udhëzimeve të përgjithshme lidhurme objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave.
  5. Realizimi i detyrave bëhet duke ndjekur udhëzimet dhe praktikat e institucionit.
  6. Identifikimi i mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës.
  7. Diskutmi i rezultateve të punës do të bëhetme eprorin e tij vetëmnë rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme.
  8. Sipas nevojës,rishikon dhe kontrollon punën e zyrtarëve të tjerë profesional të nivelit më të ulët duke sugjeruar, udhëzuar kryerjen e punëve profesionale.
  9. Ofron mbështetje në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  10. Me autorizim përfaqëson Agjencinë në procedura gjyqësore.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimittë lartë më së paku tre (3) vite të studimeve, në fushën e drejtësisë.
  • Kualifikime të posaçme formale: nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e hartimit, harmonizimit të legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  2. Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës e mbrojtjes së të dhënavepersonale dhe qasjes në dokumente publike dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit.
  3. Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  5. Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  7. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 07/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: Nuk ka

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen