business

Zyrtar Ligjor

  • star Publikuar: 22-11-2024
  • star Skadon: 06-12-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 693

Në bazë të nenit 10 dhe nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligjit nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore publikon këtë:

Shpallje

për një (1) Zyrtar Ligjor (ZL)

22/11/2024

Numri referencës: 06/2024

Informacione të përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje të mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës

Përgjegjësitë e zyrtarit ligjor përfshijnë si vijon:

  • Ofron mbështetje në hartimin dhe rishikimin e politikave, procedurave, udhëzimeve, udhëzuesve dhe akteve të tjera të brendshme të FKGK-së;
  • Asiston në hartimin, rishikimin dhe përgatitjen e marrëveshjeve të garancisë, kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore ;
  • Bën standardizimin dhe administrimin e dokumenteve ligjore;
  • Ofron mbështetje për këshilla ligjore për aspekte të ndryshme operative të FKGK-së, duke përfshirë pajtueshmërinë me Ligjin, Statutin dhe aktet e brendshme të FKGK-së dhe legjislacionin e aplikueshëm;
  • Ndihmon menaxherin ligjor në ofrimin e opinioneve ligjore për projektet dhe iniciativat e FKGK-së;
  • Ofron mbështetje në kryerjen e procesit të kujdesit të duhur dhe pajtueshmërisë lidhur me marrëveshjet financiare, institucionet partnere dhe aktivitetet përkatëse të FKGK-së;
  • Ofron mbështetje në procesin e monitorimit të nivelin e rrezikut të kredive dhe krediamrrësve të kualifikuar, për sa i përket pajtueshmërisë kundër pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;
  • Ofron mbështetje për të siguruar pajtueshmërinë e FKGK-së me rregullativen ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Mban dhe monitoron zbatimin e obligimeve kontraktuale të përcaktuara në marrëveshjet ndërmjet FKGK-së dhe palëve të treta;
  • Përgatit vendimet dhe dokumentet të tjera administrative siç kërkohet nga nevojat operacionale të FKGK-së;
  • Siguron mbështetje administrative dhe teknike në kuadër të kornizë ligjore;
  • Kryen detyra të tjera të deleguara.

Kualifikimet:

Zyrtari ligjor duhet ti përmbushë kërkesat si vijon:

  • Diplomë universitare në drejtësi (diploma master në drejtësi është përparësi);
  • Së paku tre vite përvojë ligjore. Përvoja e punës ne sektorin financiar ose komercial është e dëshiruar;
  • Të kuptuarit e sistemit ligjor, veçanërisht në të drejtën financiare dhe tregtare;
  • Komunikim të mirë dhe shkathtësi ndërpersonale;
  • Aftësi të forta në kërkimin, negocimin dhe hartimin ligjor;
  • Aftësi për të analizuar çështje komplekse ligjore dhe për të ofruar zgjidhje;
  • Komunikim të rrjedhshëm me gojë dhe me shkrim të gjuhës shqipe dhe angleze.

Raportimi

Zyrtari Ligjor i raporton drejtpërdrejtë Menaxherit Ligjor të FKGK-së.

Afati dhe kohëzgjatja

Zyrtari ligjor do t'i ofrohet një kontratë një (1) vjeçare. Kontrata do të vazhdohet në bazë të rezultateve të kënaqshme në vlerësimin e performancës.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikim nga faqja e internetit https://fondikgk.org/mundesi-punesimi/;
  • CV;
  • Diplomat,
  • Certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
  • Dëshmi e përvojës së punës;
  • Kontaktet e referencës nga ish-punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes emailit [email protected] dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: Formular Aplikimi: Emri dhe mbiemri _ Pozita” Konkursi është i hapur deri më datën 06.12.2024 në ora 16.30.

Shënim

  • Për këtë pozitë do të organizohet testimi me shkrim dhe intervista për kandidatët që listohen në listën e ngushtë;
  • Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh;
  • Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën e parë kanë të drejtë ankese brenda shtatë (7) ditëve të punës nga marrja e njoftimit për rezultatet e fazës përkatëse të përzgjedhjes.