business

Zyrtar i Lartë për Zhvillim dhe Monitorim të Zbatimit të Projekteve

  • star Publikuar: 13-06-2023
  • star Skadon: 23-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Komuna e Pejës
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 21757

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit

Institucioni: Komuna Pejë

Nr. i Referencës : RN00011696

Kodi : RPC0005307

Data e njoftimit : 18.05.2023

Afati për aplikim: 12.06.2023 - 23.06.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës ne pajtim me mbikëqyrësin përzbatimin e detyrave te përcaktuara ne bazë të objektivave të njësisë kërkuese e cila jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave..
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshimet dhe përmisimet me qellim te rritjes se efikasitete dhe cilësisë së punës.
  • Zhvillon planet për ndërtim, rindërtim dhe riparim te rrugëve , trotuareve , kanalizimeve fekale dhe atmosferike ujësjellësit dhe përcjell ecurinë e zhvillimit te punimeve.
  • Përgatite planifikimin e punëve dhe mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve , mirëmbajtjen e trotuareve dhe kanalizimeve fekale dhe atmosferike.
  • Mbikëqyrë realizimin e situacioneve te projekteve te kësaj fushe, Siguron zbatimin e standardeve derregullave teknike , përgatit raportet përfundimtare për projektet e realizuara, proceset e pranimit teknik të projekteve.
  • Kontrollon ditarin e punës dhe librin ndërtimor për punën qe është realizuar nga realizuesi i punimeve dhe njofton shërbimin e inspekcionit për te gjitha parregullsitë në punishte te ndërtimit .
  • Bene analizën e çmimeve për pozicionet shtese të parapara në projekt dhe ketë e njofton udhëheqësin e sektorit dhe zyrat ndërlidhëse qe ka te bej me projektin.
  • Kryen edhe detyra tjera ne përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund te kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikqyresi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Drejtimi Fakulteti i Ndërtimtaris / Arkitektures.
  • Diplomë e nivelit të pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale pas përfundimit të fakultetit në fushën për të cilënzhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitësKlasa e pozitës

Koeficienti

Institucioni

Organizata /

Vendi i punës

Nr. i kërkuar
RPC0004997RN000113 70Zyrtar i Lartë për Zhvillim dhe Monitorim të Zbatimit të ProjekteveProfesional 1GJ11 - 6.56Komuna PejëDrejtoria për Pune Komunale dhe Shërbime Publike /3

Mënyra e aplikimit Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohuri dhe përvoj në fushën profesionale
  • Shkathtesi në komunikim, planifikim të punës dhe
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave nën presion

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen