
Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë
Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall
- Shites ambulantiv
- Shofer kamioni - kategoria C
- Agjent i shitjes – Komercialist per pikat B dhe C
Pozita: Shitës ambulantiv
- Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
- Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
- Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
Pozita : Shofer kamioni (kategoria C)
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Transporti i porosive tek bleresi në menyre efikase dhe të sigurte
- Mbajtja e kamionit në gjendje të mire teknike dhe siguruese
- Përgjegjesia për ngarkesat dhe sigurin e tyre gjate transportit
- Respektimi i ligjeve dhe rregulloreve të trafikut në rruge;
- Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.
Kualifikimet e kerkuara
- Patent Shofer Kategoria C
- Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
- Të jet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
- Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.
Pozita : Agjent i shitjes – Komercialist
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
- Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
- Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
- Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
- Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
- Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
- Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
- Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
- Percjell afatet e produkteve
- Saktesi ne raportime
Kualifikimet e kerkuara :
- Kandidatët duhet të diplomë universitare
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
- Pervoje pune
Konkursi zgjat prej 13.03.2025 deri 31.03.2025
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.