business

Udhëheqës i kontabilitetit në Mihje

  • star Publikuar: 05-08-2022
  • star Skadon: 16-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Energjetikë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1131

Udhëheqës i kontabilitetit në Mihje (1 pozitë)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës bënë përgaditjen e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore në përputhje në Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe rregullat e brendshme të Kompanisë. Përgaditja e raporteve dhe informatave tjera të nevojshme për raportimin në Administratën Tatimore të Kosovës. Mbikëqyrja, kontrolli dhe aprovimi i regjistrimeve kontabël të transaksioneve financiare në divizionin e Mihjeve.

Përgatitja e pasqyrave financiare të ndara për divizionin e Mihjeve. Nxjerrja e të dhënave nga Sistemi i Kompjuterizuar i Kontabilitetit kur është e nevojshme ose kërkohet. Sigurohet që të gjitha kërkesat e kontabilitetit janë duke u trajtuar në kohën e duhur dhe janë të dokumentuara në mënyrë të përshtashme. Përgatitja e raporteve financiare për raportim në Komisionin e pavarur për miniera dhe minerale. Detyra të tjera të caktuara.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

Përgaditja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore në përputhje në Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe rregullat e brendshme të Kompanisë. 

Përgaditja e raporteve dhe informatave tjera të nevojshme për raportimin në Administratën Tatimore të Kosovës. 

Mbikëqyrja, kontrolli dhe aprovimi i regjistrimeve kontabël të transaksioneve financiare në divizionin e Mihjeve.

Përgatitja e pasqyrave financiare të ndara për divizionin e Mihjeve. 

Nxjerrja e të dhënave nga Sistemi i Kompjuterizuar i Kontabilitetit kur është e nevojshme ose kërkohet. Sigurohet që të gjitha kërkesat e kontabilitetit janë duke u trajtuar në kohën e duhur dhe janë të dokumentuara në mënyrë të përshtashme. Përgatitja e raporteve financiare për raportim në Komisionin e pavarur për miniera dhe minerale. Detyra të tjera të caktuara.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Niveli universitar në lëminë e Financa ose Kontabilitet (diplomë universitare)
  • Minimum 2 vite përvojë në kontabilitet ne pozita udheheqese (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
  • Njohja e punës me kompjuter në programe të kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
  • Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur dhe shkruar

Nga kandidati\ja kërkohet të ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohurit të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profeisonale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për punë ekipore dhe individuale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatët me titull kontabilist i certifikuar. Kandidatët që plotësojnë kriteret do ftohen në test me shkrim, me qëllim të vlerësimit të kriterit të njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e testit me shkrim do jetë në gjuhën angleze.

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara

Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartëpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut: www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Të gjithë aplikuesit, së bashku me aplikacionin, obligohen të dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për Kërkesat profesionale të kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Vërejtje: Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për cdo dokument të kërkuar duhet të sillet dëshmia kur ju aplikoni (dëshminë mund ta sillni edhe përmes emailit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjecare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provuese 6 muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar.

Shkarko Aplikacionin: KETU

Shkarko formularin per Aplikim: KETU

Apliko Online: KETU