business

EKSPERT, ANALIST, HULUMTUES (3)

  • star Publikuar: 27-04-2023
  • star Skadon: 10-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 34224

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/ANALIST/HULUMTUES



Ofertim për ekspert për – Zhvillimin e Strategjisë së Komunikimit për OJQ-në “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme, etj.

1. Kontesti i ndërhyrjes:

“Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” është OJQ që fokusohet në avokimin për të drejtat e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë. Si pjesë e misionit të saj, organizata ka zhvilluar zyren për marrëdhëniet me publikun (PR) për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet me të cilat përballen këto komunitete dhe për të promovuar punën e saj.
Duke përfshirë shtrirjen në media organizata mban marrëdhënie me media të ndryshme në Kosovë dhe publikon histori në lidhje me punën e saj dhe çështjet me të cilat përballen komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptianë. Organizata gjithashtu menaxhon kanalet e saj të mediave sociale për t'u angazhuar me ndjekësit e saj dhe për të ndarë mesazhet e saj. Po ashtu publikon raporte, broshura ngjarje dhe materiale të tjera për t'u angazhuar me publikun dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen komunitetet e margjinalizuara.

- QËLLIMI SPECIFIK

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” është duke kërkuar një ekspert për të zhvilluar një strategji komunikimi që do të rrisë shtrirjen dhe angazhimin e organizatës me audiencën e saj të synuar. Të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse komunikimi 3-5 vjeçare që strukturon dhe zhvillon kanalet adekuate të komunikimit, informacionnet dhe mesazhet që OJQ-ja dëshiron të ndajë me publikun, patnerët, palët punuese, përfituesit, institucionet apo donatorët dhe udhëzon stafin se si të komunikojë me audienca të ndryshme të synuara, duke përfshirë komunitetet pakicë dhe shumicë, institucionet publike dhe private. Objektivi afatgjatë është ndryshimi i mentalitetit të komunitetit shumicë dhe zvogëlimi i paragjykimeve ndaj komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Strategjia e komunikimit i dedikohet vetëm organizatës dhe stafit të saj, dhe do të shërbej si një udhëzues se si t'u transmetohet informacioni sa më shumë njerëzve duke përdorur kanale dhe metoda të ndryshme mediatike. Strategjia do të përdoret po ashtu për të rritur ndërgjegjësimin për punën e organizatës, për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara dhe për të ndërtuar partneritete me institucionet e vendit, organizata /grupe me të njëjtin mendim.

3. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Për të mbledhur të dhëna, do të përdoren metodat e mëposhtme të kërkimit:

- Rishikimi i materialeve dhe dokumenteve ekzistuese të komunikimit të organizatës, projektet të cilat janë duke u implementuar, planet vjetore të punës dhe dokumente tjera mbështetëse që ka organizata.

- Metodat cilësore të kërkimit, të tilla si diskutimet në fokus grupe dhe intervista, për të vlerësuar preferencat dhe nevojat e komunikimit të palëve të interesuara.

- Metodat sasiore të kërkimit, të tilla si anketat, për të vlerësuar përceptimet e palëve të interesuara për organizatën dhe marrëdhëniet e saj me publikun.

- Metodat vizuale, të tilla si tregimi dhe foto, për të kapur përvojat dhe këndvështrimet e palëve të interesuara.

- Hulumtimi duhet të kryhet në Kosovë dhe duhet të përfshijë pjesëmarrjen e stafit të organizatës, vullnetarëve dhe palëve kryesore të interesit.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

- Kontrata dhe takimi fillestarë, diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës;

- Hulumtimi i dokumentacioneve nga zyra (deskresearch) dhe intervistat me stafin kryesor të projektit dhe me palë të tjera të interesuara të jashtme;

- Prezantimi i metodologjisë së punës dhe afatet kohore për draftin e parë të strategjisë;

- Eksperti do të organizojnë një punëtori ku do të prezantojë draftin e strategjisë dhe do te inkorporojë komentet e menaxhmentit në dokument;
- Procesi i mëpasshëm i hartimit mund të kalojë nëpër raunde shtesë reagimesh derisa të miratohet dokumenti final i strategjisë së komunikimit. Përfundimet duhet të trajtojnë pyetjet e vlerësimit në TOR, duke marrë parasysh edhe gjetjet e papritura. Pritet që ekipi/eksperti i i hulumtimit të paraqesë rekomandime konkrete të cilat i adresohen palëve specifike të interesit.

4. PYETJE KËRKIMORE

1. Si ta ngrisim frekuentimin e rrjeteve tona sociale dhe cilat janë praktikat më të mira për t’ju qasur target grupeve të ndryshme?

2. Cilët janë akterët kryesorë të organizatës dhe cilat janë preferencat e tyre të komunikimit, për të qenë sa më efektiv dhe gjithpërfshirës?

3. Sa efektive janë kanalet aktuale të komunikimit, të organizatës?

4. Cilat duhet të duhet të jenë metodat më efektive në rritjen e shtrirjes dhe angazhimit të organizatës me audiencën e saj të synuar?

5 Cilat janë kanalet më efektive për promovimin e aktiviteteve të organizatës?

6. Si ndikon prezentimi i aktiviteteve në media në imazhin e organizatës?

7. Cilat aktivitetete duhet ti postojmë në media të shkruara dhe ato elektronike?

8. Sa here në javë apo muaj duhet me qenë prezent, në cilat media dhe në cilat emisione?

9. Cfarë mesazhe duhet të ndajmë me target grupe të ndryshme?

5. PRODUKTI

Produkti përfundimtar i kësaj strategjie do të jetë një strategji gjithëpërfshirëse komunikimi që përshkruan objektivat e komunikimit të organizatës, mesazhet kryesore, kanalet e komunikimit, dhe planin e zbatimit. Strategjia duhet të jetë praktike, inovative dhe e bazuar në prova dhe në përputhje me misionin, vlerat dhe qëllimet e organizatës e cila do të përfshijë:

1. Planin e punës për zhvillimin e strategjisë së komunikimit, duke përfshirë strategjinë dhe metodologjitë, si dhe planin e sigurimit të cilësisë;

2. Draft raportin, që përmbledhë metodologjinë e studimit dhe specifikon kufijtë dhe ndryshimet në planin e punës;

3. Rekomandimet për zhvillimin e strategjisë së komunikimit;

4. Raportin përfundimtar për zbatimin e detyrave pas përfundimit të zhvillimit të strategjisë së komunikimit.

6. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 15- 20 ditë në total brenda periudhës (10.05.23- 15.06.23 ) OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i pergjigjen kërkesave të lartë përmendura.

7. KRITERET E PËRZGJEDHJES

- Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;

- Të paktën 5 vjet përvojë në zhvillimin e strategjive të komunikimit për organizatat jofitimprurëse, mundësisht në fushën e të drejtave të njeriut ose te ngjajshme;

- Sukses i treguar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive efektive të komunikimit që kanë çuar në rezultate pozitive;

- Njohuri për komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptianë dhe çështjet me të cilat ballafaqohen janë një vlerë;

- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbale në gjuhën shqipe preferohet dhe në gjuhën angleze;

- Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim me stafin, partnerët dhe palët e interesuara.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Do të kërkohet dokumentacioni si më poshtë:

- Curriculum Vitae (CV) që demonstron përvojën përkatëse në zhvillimin e strategjisë së komunikimit;

- Kopje të nivelit arsimor dhe certifikatave profesionale;

- Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;

- Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;

- Shembuj të strategjive te komunikimit të mëparshme ose dokumente të ngjashme;

- Referenca nga klientët ose punëdhënësit e mëparshëm është e preferueshme;

- Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani)

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 10.05.2023 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.