Kompani
KEP Trust
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
815
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Administrator i Sistemeve/Rrjetit
Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 07/2024)
Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i Serverëve (fizik dhe virtual)
- Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve të Rrjetit
- Dizajnimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e rrjetit (LAN/WAN)
- Përditësimi i sistemeve operative
- Arkivimi i rregullt i konfigurimeve
- Monitorimi/raportim i vazhdueshëm i performances së LAN/WAN dhe Serverëve
- Shërben si person kontaktues në rast të paraqitjes së problemeve me sisteme apo rrjet
- Përgatitë dhe mirëmban dokumentacion të detajuar për rrjetin dhe sistemet
- Analizimi dhe planifikimi i kapaciteteve të sistemeve/rrjetit
- Administrimi dhe kontrollimi i qasjeve të shfrytëzuesve
- Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Kualifikim universitar në drejtimet Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme është përparësi
- Përvoja paraprake minimum 2 vite si administrator/e i/e sistemeve/rrjetit apo pozite e ngjashme;
- Njohuri në sistemet operative MS Windows Server
- Njohuria me sistemin operativ Linux është përparësi
- Përvoje me virtualizime (Hyper-V dhe VMware);
- Përvoje me pajisje të rrjetit, si Switch dhe Firewall;
- Certifikimet në Microsoft dhe Cisco ofrojnë përparësi;
- Përvoja me administrim të Office365 e dëshirueshme;
- I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Patent shoferi.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 17 mars 2024
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!