business

Konsulent ligjor për rastet e raportuara në platformën kombëtare kundër diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

  • star Publikuar: 27-01-2025
  • star Skadon: 10-02-2025
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 521

TERMAT E REFERENCËS

Konsulent ligjor për rastet e raportuara në platformën kombëtare kundër diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian .

Projekti: SDC
Vendi: Prishtinë
Raporton tek Menaxheri i Programit
Datë: Shkurt - Dhjetor 2025 (20 ditë pune)

I. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: Tdh), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.

II. Informacione rreth projektit

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Një nga objektivat e këtij projekti është luftimi i antigjipsizmit dhe mbrojtja e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë nga format e ndryeshme të manifestimit të antigjipsimit dhe diskriminimit. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në vitin 2020 ka themeluar grupin teknik për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, është themeluar platforma e parë nacionale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptianë përmes së cilës mund të raportohen të gjitha rastet e diskriminimit të komuniteteve dhe ndaj komuniteteve, në mënyrë shumë të thjeshtë përmes webfaqes apo aplikacionit mobil.

Objektivi i shërbimit:

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një konsulent ligjor/për rastet e raportuara në platformën kombëtare kundër diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, i cili ka kapacitete njerëzore, etike dhe teknike për hartimin e një plani konkret për mënyrën e raportimit të rasteve të raportuara në platformë ose ofrimin e këshillave ligjore në lidhje me adresimin e rasteve të raportuara në platformë në organet kompetente.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

I. Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tij në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
II. Përgjegjësitë:

Eksperti në bashkëpunim të ngushtë me Grupin Teknik të punës për Mbrojtjen nga Diskriminimi të Komuniteteve, Rom, Ashkali dhe Egjiptian (Grupi Teknik), Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM) dhe TdhK ka përgjegjësitë si në vijim:

  • Shënjestrimin dhe identifikimin e rasteve të diskriminimit ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe klasifikimi i tyre sipas rëndësisë dhe pasojave;
  • Sigurimin e mbështetjes ligjore për viktimat e pretenduara të diskriminimit si dhe ofrimin e ndihmës juridike të ndërlidhur me diskriminm;
  • Kualifikimin e rasteve dhe precizimin e llojit të diskriminimit, përmes mbledhjes së provave dhe rrethanave të rastit;
  • Adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë më diskriminimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Dhënien e rekomandimeve konkrete për Grupin Teknik për mënyrat e adresimit të ankesave nga pjesëtaret e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për diskriminimin ndaj tyre si dhe procedimin e këtyre rasteve tek institucionet kompetente;
  • Hartimin e ankesave për adresim në Avokatin e Popullit dhe/ose institucionet e tjera;
  • Hartimin e shkresave tjera për Avokatin e Popullit dhe/ose institucionet e tjera;
  • Hartimin e shkresave sqaruese, sipas nevojes;
  • Hartimin e padive për rastin konkret;
  • Hartimin e urgjencave për përcjellje të rastit në procedurë;
  • Hartimin e shkresave për adresim të rastit në procedurën kundërvajtëse;
  • Monitorimi i rekomandimeve që vijnë për rastin konkret nga Avokati i Popullit si dhe adresimin e tyre;
  • Hartimin e shkresave për rastin konkret, përkitazi me procedurën penale para organeve kompetente (Prokurori i Shtetit);
  • Hartimin e një raport të shkurtër dhe të nxjerr rekomandime konkrete për Grupin Teknik për mënyrat e adresimit të ankesave nga pjestarët e komuniteteve Rom, Ashkali, dhe Egjiptian për diskriminimin ndaj tyre dhe procedimin e këtyre rasteve tek institucionet kompetente.
  • Marrja pjesë në takimet e Grupit Teknik dhe hartimin e analizave juridike, për nevoja të Grupit Teknik;
  • Hartimin e profilit të rastit, duke përcjellë progresin e rastit konkret. Progresi i rasteve me shkrim dhe gojarisht raportohet në grupin teknik;
  • Adresimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë më diskriminimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi sipas kërkesave të grupit teknik.
  • Harton raporte mujore dhe raporton për punën e realizuar.
  • Bën formulimin e qëndrimeve për rastet, spas nevojës, për grupin teknik dhe ZQM-në;
  • Bashkëpunon dhe koordinohet me administratorin e platformës nacionale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptianë.
I. Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda 20 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji February – 20 Dhjetor 2025.

Eksperti do të realizojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë brenda 20 ditëve të angazhimit. Ndarja e saktë e ditëve të punës (sipas përgjegjësive) varet nga rastet konkrete dhe specifikat e rasteve që raportohen dhe trajtohen.

Afatet mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes dhe Terre de hommes.

II. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Të ketë të përfunduara studimet e larta në fushën e drejtësisë;
  • Të ketë përvojë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve dhe mosdiskriminim me fokus te veçantë tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Të ketë njohuri të kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që ndërlidhet me diskriminimin; mbrojtjen dhe përfshirjen e të drejtave të komuniteteve.
  • Të ketë njohuri të procedurës së menaxhimit të rasteve të diskriminimit.
  • Të ketë njohuri të detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve që punojnë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
  • Të ketë gatishmëri dhe vullnet për të punuar me grupe të margjinalizuara dhe me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të tyre;
  • Të ketë aftësi për të shkruar, artikuluar si dhe për të hartuar shkresa, kërkesa, padi, raporte dhe dokumente tjera të ngjajshme varësisht nga nevoja e rasteve konkrete të raportuara;
  • Të ketë aftësi të bëjë përshkrime të aktiviteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme që ndërlidhen me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptianë;
  • Të ketë aftësi për të argumentuar dhe artikuluar.

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të interesimit
  • Metodologjinë e punës
  • Ofertën neto financiare

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 27 janar deri më 10 shkurt, 2025, orën 17:00. Ju lutemi shkruani "Konsulent ligjor për rastet e raportuara në platformën kombëtare kundër diskriminimit" në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TERMS OF REFERENCE

Legal consultant for cases reported on the national platform against discrimination of Roma, Ashkali and Egyptian communities.

Project: SDC
Place: Prishtina
Reports to Project Manager
Date: February – December 2025 (20 working days)

I. Background Information

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is a non-profit making organization that has been operating for over 20 years in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. Tdh areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures.

Tdh Kosovo has three main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

III. General information about the project

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is implementing the project "Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo" in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

The Consortium's overall goal and vision is for - a truly multi-ethnic and multi-cultural society in Kosovo, where Roma, Ashkali and Egyptian people are treated as equals by the state and society, with access to the same opportunities as everyone else, and where Roma, Ashkali and Egyptian people know their rights and their societal responsibilities.

Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities. By mobilising stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented.

One of the objectives of this project is to combat antigypsyism and protect Roma, Ashkali and Egyptian communities from various forms of manifestation of antigypsyism and discrimination. The Office of the Prime Minister of the Republic of Kosovo in 2020 has established a technical group for protection from discrimination for Roma, Ashkali and Egyptian communities. In cooperation with the Office for Good Governance - Office of the Prime Minister, the first national platform for protection against discrimination for the Roma, Ashkali and Egyptian communities has been established. Through this national platform cases of discrimination of Roma, Ashkali and Egyptian communities and towards communities can be reported in a simple and easy way through website or mobile app.

Objective of the service:

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova (TdhK) will contract a legal consultant or cases reported on the platform against discrimination of Roma, Ashkali and Egyptian communities, who has the human, ethical and technical capacity to draft a concrete plan for how to reporting cases reported on the platform, or providing legal advice regarding the addressing of cases reported on the platform to the competent authorities.

JOB DESCRIPTION:

I. Essential Functions of the Consultancy

  • The expert will conduct his/her duties in respect to the Tdh charter and the Tdh Child Protection Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will direct his/her activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.

IV Responsibilities

The expert in close cooperation with the Technical Working Group on Protection from Discrimination against Roma, Ashkali and Egyptian Communities (Technical Group), the Office for Good Governance (OGG) and TdhK has the following responsibilities:

  • Targeting and identifying cases of discrimination against Roma, Ashkali and Egyptian communities and classifying them according to importance and consequences;
  • Providing legal support to alleged victims of discrimination;
  • Qualification of cases and specification of the type of discrimination, through the collection of evidence and circumstances of the case;
  • Addressing issues related to discrimination against the Roma, Ashkali and Egyptian communities;
  • Giving concrete recommendations to the Technical Group on ways to address complaints from members of the Roma, Ashkali and Egyptian communities for discrimination against them and processing these cases to the competent institutions;
  • Drafting complaints for addressing to the Ombudsman and/or other institutions;
  • Drafting other documents for the Ombudsman and/or other institutions;
  • Drafting explanatory papers when needed;
  • Drafting lawsuits for the specific case;
  • Drafting emergencies for following the case in the procedure;
  • Drafting documents to address the case in the misdemeanor procedure;
  • Monitoring the recommendations coming for the specific case from the Ombudsman as well as addressing them;
  • Drafting documents for the specific case, regarding the criminal procedure before the competent bodies (State Prosecutor);
  • Draft a short report and issue concrete recommendations to the Technical Group on ways to address complaints from members of the Roma, Ashkali, and Egyptian communities about discrimination against them and forward these cases to the competent institutions;
  • Participating in the meetings of the Technical Group and drawing up legal analyses, for the needs of the Technical Group;
  • Compiles the case profile, tracking the progress of the concrete case. The progress of cases is reported in writing and orally to the technical team;
  • Addressing other issues related to discrimination against the Roma, Ashkali and Egyptian communities, as defined by applicable law as required by the technical group.
  • Conduct monthly reports and describes duties and responsibilities realized during the month.
  • On behalft of the Technical Group drafts statements for specific cases, when needed;
  • Collaborates and coordinates with the administrator of the national platform for prtection from discrimination for Roma, Ashkali and Egyptian communities.

V. Timeline

The task is foreseen to be performed within 30 working days within the period from February – 20th of December 2025.

The expert within the engagement period will accomplish all tasks and assignments within the 20 working days. The exact division of working days (according to responsibilities) depends on the specific cases and the specifics of the cases that are reported and treated.

The timeline can be subject to change following a mutual agreement between the Expert and Terre de hommes.

IV. Selection Criteria

  • Have completed higher studies in the field of justice;
  • Have experience in the field of protection of human and community rights and non-discrimination with a special focus on the Roma, Ashkali and Egyptian communities;
  • Have knowledge of the national and international legal framework related to discrimination; protection and inclusion of the rights of communities.
  • Have knowledge of the discrimination case management procedure.
  • To have knowledge of the duties and responsibilities of institutions working in the field of protection against discrimination of the Roma, Ashkali and Egyptian communities
  • Have the willingness and willingness to work with marginalized groups and institutions responsible for protecting their rights;
  • Have the ability to write, articulate as well as draft documents, claims, lawsuits, reports and other similar documents depending on the need of concrete cases reported;
  • Be able to describe important activities and events related to the Roma, Ashkali and Egyptian communities;
  • Have the ability to argue and articulate.

How to apply:

All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]

  • Curriculum Vitae in English
  • Letter of interest
  • Work methotodolgy
  • Net Financial offer

Application for this service will be open from January 27th until February 10th, 2025, at 17:00. Please include Legal consultant for cases reported on the national platform against discrimination” in the subject line.

Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Safeguarding Policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.