business

Edukator/e

  • star Publikuar: 16-04-2024
  • star Skadon: 05-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1430

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Shkronjat” – Prishtinë shpall;

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Edukator/e për moshën 3-6 vjeç (vend i lirë)

Orarë i plotë.

I. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

-Fakulteti i Edukimit –Programi parashkollor
-Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
-Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë së përgjithshme

-Përkujdesje dhe mirëqenje e fëmijëve

Përparësi kanë kandidatet që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

II. Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në email: [email protected].

Në ‘’Subject’’ të shënohet: Aplikim për edukator/e

Dokumentacioni që kërkohet:

-Kopjen e diplomës/diplomave të dhëna nga institucionet arsimore

-CV dhe letër motivimi

-Dokument identifikimi

-Dëshmi e përvojës së punës

-Dëshmi të trajnimeve

-Dëshmi e vlerësimeve të punës në dy vitet e fundit (nëse ka)

-Dokument që dëshmon se nuk jeni nën hetime

Konkursi mbetet i hapur deri me datë; 05.05.2024

Sqarime shtesë:

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara

me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.