business

Zyrtar/e për Financa

  • star Publikuar: 04-04-2024
  • star Skadon: 03-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani AZTECH
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Obiliq
Shikime 1893

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten:

Zyrtar/e për Financa
Lokacioni: Mazgit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të mirë rreth çështjeve tatimore;
  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore;
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Barazimi i Pikave të Shitjes(Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore;
  • Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve;
  • Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare;
  • Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera);
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet;
  • I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK)dhe nivele tjera përparësi;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
  • Përvojë paraprake në fushën e financave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Ofice, Pro-Data (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Transport të siguruar nga kompania;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
  • Afati për aplikim deri me datë: 03.05.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.