Korporata BUÇAJ shpall konkurs për pozitën “Zyrtar/e ligjor/e” (2 pozita)
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Angazhohet dhe menaxhon aktivitetet dhe punët ligjore në koorporatë;
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit juridik-ligjor në Zyrën Ligjore;
- Përpilimi i shkresave procedurale në të gjitha fazat deri në finalizimin e tyre;
- Perfaqësimi në çështjet e caktuara juridike: pranë gjykatave, institucioneve shtetërore dhe organet tjera relevante;
- Asistimi në hartimin e akteve dhe dokumenteve tjera juridike të klientëve;
- Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga përgjegjësi;
- Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diploma Universitare nga fusha e Drejtësisë (preferohet drejtimi Civil-Juridik);
- Preferohet 1-2 vite përvojë pune praktike ne gjykata, avokati dhe/apo institucione tjera relevante;
- Të ketë shkathtësi të mira komunikuese me klientë;
- Njohuri të mira të paketës MS Office;
- Efikas në punë ekipore;
- Aftësi të mira të gjuhës angleze;
- Patent shoferi (B1);
Përparësi kanë kandidatët që:
a) mund të dëshmojnë pjesëmarrje në praktika ne gjykata/klinika juridike dhe
b) kanë notë mesatare mbi 8.0
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 16 Gusht 2022 deri më 30 Gusht 2022.