business

Udhëheqës i Sektorit për Gjendje Civile

  • star Publikuar: 30-09-2024
  • star Skadon: 27-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1491

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqës i Sektorit për Gjendje Civile

Klasa e pozitës: Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.3

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimi: Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit: 27/09/2024

Afati për aplikim: 28/09/2024 - 27/10/2024

Institucioni: Komuna Prishtinë

Departamenti : Drejtoria e Administratës

Divizioni : Sektori i Gjendjes Civile

Vendi i punës : Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00015258

Kodi: RPC0008797

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Mbikëqyr punëne njësisë dhe është përgjegjës për punët administrativo-juridike dhe profesionale në Sektor të Gjendjes Civile;
  2. Menaxhon me stafin e sektorit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tije;
  3. Identifikon, planifikon dhe bënë kërkesa në institucionin përkatës siç është ARC-MPB;
  4. Harton planin e shpenzimeve për nevojat e mbajtjes aktive të sektoritsiç janë zotimi i certifikatave blanko nga ARC-MPB;
  5. Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve që kanë të bëjnë me gjendjen civile;
  6. Udhëzimi për palët, Kompletimi i lëndës;
  7. Regjistrimet e Akteve të Lindjes, Martesës, Vdekjes, nxjerja e dëshmive mbi vdekjen, etj;
  8. Zgjidhja e martesës përmes Aktgjykimit të Gjykatës, ekzekutimi i tyre;
  9. Adaptimet me vendim të Gjykatës, dhe ekzekutimi i tyre;
  10. Adaptimet përmes QPS, ekzekutimi i tyre;
  11. Aktvendimet të njohura nga Gjykata jonë, dhe ekzekutimi i tyre;
  12. Nxjerrja e vendimit, ekzekutimi i tyre, Dorëzimi i vendimit të palëve, etj;
  13. Konsultimet ,këshillimet profesionale me zyrtarëte gjendjes civilelidhur me punëte përditshme të sektorit të gjendjes civile, puna në komisionin e Gjendjes Civile;
  14. Bënë vlerësimtë rregullt të stafit nën mbikëqyrjen të tij dhe të MPB-ARCdhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardeve dhe konform Ligjeve dhe Udhëzimeve në fuqi;

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
  • Kërkesat specifike: Diplomë Universitare, drejtimi: Psikologji, Sociologji, Juridik.
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e gjendjes civile dhe regjistrimit civil;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Sektorit.
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE:

“Komunitetet jo shumice¨ dhe pjese¨tare¨t e tyre, personatme afte¨si te¨ kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te¨ Kosove¨s, sic¸ specifikohet ne¨ LZP”.

Aplikacionet e dore¨zuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ: https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen