business

Mbikëqyrës i Rrjetit të Madh Tregtar

  • star Publikuar: 15-08-2024
  • star Skadon: 15-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan
Shikime 759

PËRSHRIM I VENDIT TË PUNËS

Pozita: Mbikëqyrës i Rrjetit të Madh Tregtar

Raporton: Menaxheri i Shitjeve

Departamenti: Departamenti i Shitjes

Kompania: Royal Beverage

Lokacioni: Gjilan, Kosovë

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën

HYRJE:

Royal Beverage Company është në kërkim të një Mbikëqyrësi të Rrjetit të Madh Tregtar për të menaxhuar dhe mbikëqyrur bashkëpunimet tona me zinxhirët e mëdhenj tregtarë. Ky rol kërkon një individ me përvojë të dëshmuar në menaxhimin e marrëdhënieve me rrjete të mëdha tregtare, aftësi të shkëlqyera negocimi dhe një aftësi të fortë për të menaxhuar dhe analizuar performancën e shitjeve.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Mbikëqyrja e marrëdhënieve me rrjetet e mëdha tregtare dhe sigurimi që produktet e Royal Beverage janë të pranishme dhe të pozicionuara në mënyrë optimale.
  • Negocimi i kontratave dhe marrëveshjeve të reja me partnerët tregtarë për të siguruar kushtet më të mira për kompaninë.
  • Monitorimi i performancës së shitjeve brenda rrjeteve të mëdha tregtare dhe identifikimi i mundësive për përmirësim.
  • Trajnimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve për të maksimizuar potencialin e bashkëpunimeve me rrjetet e mëdha tregtare.
  • Sigurimi që të gjitha marrëveshjet dhe operacionet janë në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë.
  • Përcjellja dhe raportimi i të dhënave të performancës tek Menaxheri i Shitjeve dhe Operacioneve.
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për të rritur pjesën e tregut dhe për të përmirësuar pozitën konkurruese të kompanisë në rrjetet e mëdha tregtare.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

  • Diplomë universitare në Biznes, Marketing ose një fushë të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin e marrëdhënieve me rrjete të mëdha tregtare ose menaxhimin e shitjeve në një shkallë të gjerë.
  • Aftësi të forta negocimi dhe menaxhimi të kontratave.
  • Njohuri të mira të strategjive të tregut dhe trendeve të konsumatorëve.
  • Aftësi të shkëlqyera në analizën e të dhënave dhe raportimin e performancës.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të informuara.

PROCESI I APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi më së largu deri më date: 31.08.2024, duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e tyre në [email protected] . Ju lutemi përfshini “Mbikëqyrës i Rrjetit të Madh Tregtar - Royal Beverage" në subjektin e email-it.

Per me shume informata rreth kompanise sone, kliko ketu ne kete weblink http://www.royalbev.com