business

ZYRTAR/E LIGJOR/E

  • star Publikuar: 10-01-2023
  • star Skadon: 25-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IBAS
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5303

IBAS sh.a. krahas zgjerimit të vazhdueshëm të afarizmit po zgjerohet edhe me radhët e profesionistëve. Andaj, edhe shpall konkurs për:

ZYRTAR/E LIGJOR/E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi i këshillave dhe interpretimeve ligjore;
  • Mbikëqyrja e çështjeve ligjore të dhe sigurimi i pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret përkatëse;
  • Trajtimi i çështjeve ligjore, hartimi dhe shqyrtimi i dokumenteve ligjore;
  • Përfaqësimi i organizatës në procedurat ligjore dhe përfaqësimi i interesave të organizatës në negociatat me palët e jashtme;
  • Përcjellja e ndryshimeve ligjore, rregulloreve përkatëse dhe sigurimi që organizata është në harmoni me legjislacionin në fuqi;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave për të minimizuar rrezikun ligjor të organizatës;
  • Përveç këtyre detyrave specifike, zyrtari ligjor mund të jetë gjithashtu përgjegjës për planifikimin strategjik dhe vendimmarrjen brenda organizatës dhe mund të veprojë si këshilltar i ekipit drejtues për një sërë çështjesh biznesi dhe ligjore.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Kualifikimi shkollor për çështje juridike, se paku Master;
  • Mbi tre (3) vjet përvojë pune në shitje;
  • Aftësi të buta dhe analitike;
  • Njohje e gjuhës angleze.

Aplikimi bëhet duke dërguar CV dhe një letër motivuese (jo standarde) se pse duhet të iu punësojmë në pozitën për të cilen aplikoni në [email protected] para datës 25 janar 2023.