business

Trajner për ofrimin e trajnimit për shkathtësi të buta

  • star Publikuar: 23-05-2025
  • star Skadon: 30-05-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

Ofertim për ekspertizë ; Trajner për ofrimin e trajnimit për shkathtësi të buta

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

INFORMACION I PËRGJITHSHËM:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

KONTESTI I NDËRHYRJES:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me sfida të thella socio-ekonomike dhe kulturore që ndikojnë negativisht në qasjen dhe përfshirjen e tyre në sistemin arsimor. Këto barriera reflektohen në performancën akademike dhe mundësitë e integrimit në tregun e punës, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre komuniteteve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. Në këtë kontekst, projekti “Rritja e mbështetjes në arsim dhe mundësitë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian nga shkollat e mesme në Kosovë” synon të përmirësojë rezultatet akademike dhe aftësitë punësuese të nxënësve përmes ofrimit të bursave, mentorimit dhe tutorimit, duke adresuar në mënyrë të veçantë nevojat e këtyre komuniteteve.

Një komponent kyç i këtij projekti është zhvillimi i shkathtësive të buta për nxënësit përfitues, të cilët janë maturantë dhe në përfundim të shkollës së mesme të lartë. Ky proces përfshin pajisjen e tyre me aftësi praktike në përgatitjen e dokumenteve aplikative si CV dhe letra motivuese, zhvillimin e aftësive për intervista pune, si dhe ndërtimin e vetëbesimit dhe menaxhimin e emocioneve dhe ankthit. Gjithashtu, trajnimi do të përfshijë tema të rëndësishme si komunikimi efektiv verbal dhe joverbal, prezantimi dhe paraqitja publike, organizimi i kohës dhe vendosja e qëllimeve personale, të cilat janë të domosdoshme për integrimin e suksesshëm në arsimin e lartë dhe tregun e punës.

Për të siguruar një përgatitje cilësore dhe gjithëpërfshirëse, po planifikohet organizimi i një trajnimi dy ditor për zhvillimin e shkathtësive të buta, i cili do të adresojë në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojat e maturantëve përfitues të këtij programi, duke i fuqizuar ata për sfidat e ardhshme arsimore dhe profesionale.

QËLLIMI SPECIFIK

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të konsiderueshme në qasjen dhe përfshirjen në sistemin arsimor, veçanërisht në fazat tranzitore drejt arsimit të lartë dhe hyrjes në tregun e punës. Për të adresuar këto sfida, janë të domosdoshme masa të qëllimshme dhe mbështetje të posaçme që synojnë përmirësimin e përgatitjes së nxënësve nga këto komunitete, duke i pajisur ata me njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme në aspektin akademik dhe profesional.

Në kuadër të projektit “Rritja e mbështetjes në arsim dhe mundësitë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian nga shkollat e mesme në Kosovë”, është planifikuar organizimi i një trajnimi dy-ditor për zhvillimin e shkathtësive të buta për maturantët, përfitues të këtij program, të cilët janë në përfundim të shkollës së mesme të lartë. Ky trajnim synon të përgatisë nxënësit për sfidat që i presin në rrugëtimin e tyre të mëtejmë arsimor dhe profesional, duke i ndihmuar të zhvillojnë një sërë aftësish kyçe që janë thelbësore për sukses në jetë dhe karrierë.

Trajnimi do të përfshijë përgatitjen e nxënësve për hartimin e CV-së dhe letrës motivuese, zhvillimin e intervistave për punësim, ndërtimin e vetëbesimit, si dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit përmes paraqitjes publike, organizimit të kohës dhe vendosjes së qëllimeve personale. Përmes këtyre komponentëve, synohet që nxënësit të pajisen me mjete praktike dhe motivim të nevojshëm për të përballuar me sukses fazën pas përfundimit të shkollës së mesme.

Trajneri/ja që do të angazhohet për këtë trajnim do të ketë përgjegjësinë për të siguruar një proces mësimor gjithëpërfshirës dhe interaktiv, duke përdorur metoda praktike dhe pjesëmarrëse që nxisin angazhimin aktiv të nxënësve. Ai/ajo do të krijojë një ambient mbështetës dhe të motivueshëm, të përshtatur me nevojat specifike të pjesëmarrësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Gjithashtu, që trajneri/ja, të ketë sensibilitet kulturor dhe aftësi të mira komunikimi e bashkëpunimi.

Trajneri/ja do të përgatisë materialet e nevojshme të trajnimit, përfshirë prezantimet, ushtrimet praktike dhe materialet mbështetëse. Gjatë trajnimit do të ofrojë sesione për reflektim dhe feedback, me qëllim që nxënësit të integrojnë më mirë njohuritë e fituara dhe të hartojnë një plan konkret për aplikimin e këtyre aftësive në të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Në këtë drejtim, është planifikuar angazhimi i një trajneri/e të fushës, me përvojë të dëshmuar, i/e cili/a do të mundësojë një trajnim cilësor, të përshtatur dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin personal dhe profesional të maturantëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Trajnimi synon nxënësit maturantë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, përfitues të projektit “Rritja e mbështetjes në arsim dhe mundësitë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian nga shkollat e mesme në Kosovë”. Qëllimi është t’i përgatisë për tregun e punës dhe tranzicionin në arsimin e lartë, përmes zhvillimit të aftësive të buta si: hartimi i CV-së, letra motivuese, intervista pune, komunikimi, vetëbesimi dhe menaxhimi i kohës.

METODOLOGJIA DHE PROCESI

Metodologjia dhe procesi për këtë trajnim do të përfshijnë një kombinim të mësimeve teorike dhe praktike, duke u fokusuar në zhvillimin e shkathtësive të buta për tregun e punës dhe studime.

Procesi dhe metodologjia e angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:

  • Rekrutimi i trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm mund të jenë individë me përvojë të mëparshme si trajnerë, pedagogë, psikolog, këshilltar pwr karrierë ose specialistë të fushës së arsimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajneri i përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Trajneri do të përgatisë materiale trajnimi të përshtatshme për audiencën dhe përmbajtjen e trajnimit, duke përfshirë prezantime, studime rasti, dhe ushtrime praktike që mbulojnë tema e shkathtësive të buta;
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i trajnimit: Trajneri do të zhvillojë dhe dorëzojë trajnimin bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar një përvojë të mësimit efektive për pjesëmarrësit. Gjatë këtij procesi, trajneri do të inkurajojë pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat e tyre për të pasur një trajnim sa më të suksesshëm.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raportit; Trajneri pas zhvillimit të trajnimit do të përgatisë një raport i cili do të përfshijë vlerësimin e pjesëmarrësve mbi trajnimin, progresi i pjesëmarrësve dhe rezultatet e trajnimit, rekomandime për të ardhmen etj.

PRODUKTI

Produkti i këtij trajnimi është nxënësi maturant i shkollës së mesme të lartë, i përgatitur me shkathtësi të buta dhe praktike për tregun e punës dhe studimet e mëtejshme. Nxënësi do të jetë në gjendje të përgatisë CV dhe letra motivuese të personalizuara, të zhvillojë aftësi për intervista pune, të menaxhojë vetëbesimin, emocionet dhe ankthin, si dhe të përmirësojë komunikimin, paraqitjen publike, organizimin e kohës dhe vendosjen e qëllimeve personale.

PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e trajnimit, ofrimin e trajnimit dhe raportit përfundimtar të trajnimit. Megjithatë, ne rekomandojmë që numri i ditëve të angazhimit të trajnerit të mos jetë më i gjatë se 4 ditë. Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.

OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme që i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat përkatëse për këtë pozitë;
  • Ekspertizë në fushën e trajnimeve për Shkathtësi të Buta
  • Përvojë të dëshmuar në trajnimin e të rinjve, veçanërisht në zhvillimin e shkathtësive të buta dhe përgatitjen për tregun e punës.
  • Përvojë pune minimum 3 vjet në ofrimin e trajnimeve;
  • Njohja e gjuhës serbe (e detyrueshme)
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i përmbushur afatet kohore;

Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]

  • CV;
  • Referencat e mëparshme (e preferueshme);
  • Oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si CV-në, referencat e mëparshme si dhe oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 30 Maj 2025

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

OPIS ZADATKA (Terms of Reference – ToR) ZA TRENERA

Poziv za ekspertske usluge: Trener za pružanje obuke iz oblasti mekih veština

Priština

Odobreno od strane izvršnog direktora

_____________________

Potpis

OPŠTE INFORMACIJE:

NVO „Glas Roma, Aškalija i Egipćana“ (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE) sa sedištem u Prištini je neprofitna organizacija koja ima za cilj poboljšanje životnih uslova romske, aškalijske i egipćanske zajednice, kao i kontinuiranu podršku njihovoj integraciji u kosovsko društvo putem zagovaranja za njihova prava, poboljšanja stambenih uslova, otvaranja novih radnih mesta, organizovanja raznih obuka itd.

KONTEKST INTERVENCIJE:

Romska, aškalijska i egipćanska zajednica na Kosovu suočava se sa dubokim socijalno-ekonomskim i kulturnim izazovima koji negativno utiču na njihov pristup i uključivanje u obrazovni sistem. Ove barijere se odražavaju na akademske rezultate i mogućnosti integracije na tržište rada, čime se ometa održivi razvoj i poboljšanje životnih uslova ovih zajednica.

U tom kontekstu, projekat „Povećanje podrške u obrazovanju i mogućnostima za učenike romske, aškalijske i egipćanske zajednice iz srednjih škola na Kosovu“ ima za cilj poboljšanje akademskih rezultata i zapošljivosti učenika putem stipendija, mentorstva i tutorstva, posebno usmerenih na potrebe ovih zajednica.

Ključna komponenta ovog projekta je razvoj mekih veština kod maturanata – krajnjih korisnika projekta. To uključuje praktične veštine u pripremi aplikacionih dokumenata (CV i motivaciono pismo), razvoj veština za intervjue, izgradnju samopouzdanja i upravljanje emocijama i anksioznošću. Obuka će takođe obuhvatiti važne teme poput verbalne i neverbalne komunikacije, javnog nastupa, upravljanja vremenom i postavljanja ličnih ciljeva – sve što je neophodno za uspešnu integraciju u visoko obrazovanje i tržište rada.

Planirana je dvodnevna obuka koja će direktno adresirati potrebe maturanata i osnažiti ih za buduće obrazovne i profesionalne izazove..

QËLLIMI SPECIFIK

Romska, aškalijska i egipćanska zajednica na Kosovu i dalje se suočava sa značajnim izazovima u pristupu i uključenosti u obrazovni sistem, posebno u tranzicionim fazama ka visokom obrazovanju i ulasku na tržište rada. Da bi se ovi izazovi adresirali, neophodne su ciljane mere i posebna podrška koja ima za cilj da unapredi pripremu učenika iz ovih zajednica, opremajući ih znanjem, veštinama i kompetencijama neophodnim za izgradnju uspešne akademske i profesionalne budućnosti.

U okviru projekta „Povećanje podrške u obrazovanju i mogućnosti za učenike romske, aškalijske i egipćanske zajednice iz srednjih škola na Kosovu“, planirano je organizovanje dvodnevne obuke za razvoj mekih veština za maturante korisnike ovog programa, koji su u završnoj godini srednje škole. Ova obuka ima za cilj da pripremi učenike za izazove koji ih očekuju na daljem obrazovnom i profesionalnom putu, pomažući im da razviju niz ključnih veština koje su od suštinskog značaja za uspeh u životu i karijeri.

Obuka će obuhvatiti pripremu učenika za izradu CV-ja i motivacionog pisma, razvoj intervjua za zapošljavanje, izgradnju samopouzdanja, kao i unapređenje komunikacionih veština kroz javni nastup, organizaciju vremena i postavljanje ličnih ciljeva. Kroz ove komponente, cilj je da se učenici opreme praktičnim alatima i neophodnom motivacijom za uspešno suočavanje sa fazom nakon završetka srednje škole.

Trener/ka koji/a će biti angažovan/a za ovu obuku biće odgovoran/na za obezbeđivanje sveobuhvatnog i interaktivnog obrazovnog procesa, koristeći praktične i participativne metode koje podstiču aktivno angažovanje učenika. On/a će kreirati podržavajuće i motivišuće okruženje, prilagođeno specifičnim potrebama učesnika iz romske, aškalijske i egipćanske zajednice. Takođe, trener/ka treba da poseduje kulturološku osetljivost i dobre komunikacione i saradničke veštine.

Trener/ka će pripremiti potrebne materijale za obuku, uključujući prezentacije, praktične vežbe i prateće materijale. Tokom obuke, pružaće sesije za refleksiju i povratnu informaciju, sa ciljem da učenici bolje integrišu stečena znanja i izrade konkretan plan za primenu ovih veština u svojoj akademskoj i profesionalnoj budućnosti.

U tom pravcu, planirano je angažovanje trenera/ke iz ove oblasti, sa dokazanom iskustvom, koji/a će omogućiti kvalitetnu, prilagođenu i direktno uticajnu obuku za lično i profesionalno osnaživanje maturanata iz romske, aškalijske i egipćanske zajednice.

CILJNA GRUPA I NAMENA

Obuka je namenjena maturantima iz romske, aškalijske i egipćanske zajednice, korisnicima projekta „Povećanje podrške u obrazovanju i mogućnosti za učenike romske, aškalijske i egipćanske zajednice iz srednjih škola na Kosovu“. Cilj je da ih pripremi za tržište rada i tranziciju u visoko obrazovanje, kroz razvoj mekih veština kao što su: izrada CV-ja, motivaciono pismo, intervju za posao, komunikacija, samopouzdanje i upravljanje vremenom.

METODOLOGIJA I PROCES

Metodologija i proces za ovu obuku uključiće kombinaciju teorijskih i praktičnih predavanja, fokusiranih na razvoj mekih veština za tržište rada i nastavak obrazovanja.

Proces i metodologija angažovanja trenera mogu uključivati nekoliko ključnih koraka za obezbeđivanje odgovarajućeg trenera i održivog obrazovnog procesa. Neki od koraka su:

  • Regrutacija trenera: Proces regrutacije počinje objavljivanjem pozicije i identifikacijom potencijalnih kandidata. Mogući kandidati su pojedinci sa prethodnim iskustvom kao treneri, pedagozi, psiholozi, savetnici za karijeru ili stručnjaci u oblasti obrazovanja i razvoja kapaciteta.
  • Selekcija i intervju: Nakon prijema aplikacija, odabrani trener će biti izabran na osnovu utvrđenih kriterijuma, kao što su iskustvo, tehnička znanja i komunikacione veštine. Intervju će pomoći u proceni sposobnosti i iskustva kandidata da se obezbedi da su prikladni za poziciju trenera.
  • Ugovor i početni sastanak: Nakon izbora odgovarajućeg trenera, biće sačinjen radni ugovor koji definiše zadatke, obaveze i uslove rada. Početna dokumentacija, uključujući dostupne podatke, biće dostavljena odabranom treneru.
  • Izrada materijala za obuku: Trener će pripremiti obuke i materijale prilagođene ciljnoj grupi i sadržaju obuke, uključujući prezentacije, studije slučaja i praktične vežbe koje pokrivaju teme mekih veština;
  • Sprovođenje i realizacija obuke: Trener će sprovesti i realizovati obuku prema pripremljenim materijalima, obezbeđujući efikasno iskustvo učenja za učesnike. Tokom procesa, trener će podsticati učesnike na aktivno učešće i razmenu iskustava radi što uspešnije obuke.
  • Priprema i dostavljanje izveštaja: Po završetku obuke, trener će pripremiti izveštaj koji će uključivati ocenu učesnika o obuci, napredak učesnika i rezultate obuke, preporuke za budućnost itd.

PRODUKT

Produkt ove obuke je maturant srednje škole, pripremljen sa mekim i praktičnim veštinama za tržište rada i dalje obrazovanje. Učenik će biti sposoban da pripremi personalizovan CV i motivaciono pismo, razvije veštine za intervju za posao, upravlja samopouzdanjem, emocijama i anksioznošću, kao i da unapredi komunikaciju, javni nastup, organizaciju vremena i postavljanje ličnih ciljeva.

PLAN I BUDŽET

Ponuđač je slobodan da predloži broj dana potreban za pripremu obuke, realizaciju obuke i završni izveštaj. Međutim, preporučuje se da broj angažovanih dana ne bude veći od 4 dana. Organizacija „Glas Roma, Aškalija i Egipćana“ pokriva maksimalni iznos od 120 evra po danu za eksperta/trenera.

Naša Organizacija će proceniti najprikladnije ponude koje odgovaraju gore navedenim zahtevima.

KRITERIJUMI ZA SELEKCIJU

  • Univerzitetska diploma iz relevantnih oblasti za ovu poziciju;
  • Ekspertiza u oblasti obuke iz mekih veština;
  • Dokazano iskustvo u obučavanju mladih, posebno u razvoju mekih veština i pripremi za tržište rada;
  • Minimum 3 godine iskustva u pružanju obuka;
  • Poznavanje srpskog jezika (obavezno);
  • Izvrsne komunikacione i interpersonalne veštine;
  • Sposobnost ispunjavanja rokova.

Ovi kriterijumi će se koristiti za ocenu prijava i izbor najprikladnijeg kandidata za realizaciju obuke.

POTREBNA DOKUMENTACIJA / USLOVI ZA PRIJAVU

Svi zainteresovani koji ispunjavaju kriterijume se snažno ohrabruju da se prijave i pošalju sledeća dokumenta na e-mail adresu: [email protected]

  • CV;
  • Prethodne reference (poželjno);
  • Ponudu sa detaljnim budžetom i planom rada za angažovanje.

NAČIN PRIJAVE

Prijava se podnosi u formi zvaničnog dopisa na adresu organizacije [email protected], uključujući potrebnu dokumentaciju kao što su CV, prethodne reference, kao i ponudu sa budžetom i planom rada.
Razmatranje i ocena prijava će se vršiti na osnovu kriterijuma definisanih u specifikaciji ponude i uslovima za prijavu.

Krajnji rok za prijavu je 30. maj 2025.

Svaka ponuda poslata nakon gore navedenog roka neće biti uzeta u razmatranje