business

Kryeredaktor në RTK 1-TV

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 02-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1621

Ri - shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës

Kryeredaktor në RTK 1-TV (nr. 2571) 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon, organizon, mbikëqyrë dhe në bashkëpunim me Drejtorin e RTK TV-së, koordinon tërë procesin e punës në sektorin programor të RTK 1-TV-së, në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin dhe Kodin etik të gazetarisë në RTK;
  • Harton dhe zbaton planin vjetor programor të RTK 1-TV-së;
  • Përgatitë raporte periodike dhe vjetore lidhur me përmbushjen e planit vjetor programor;
  • Zbaton normativat dhe standardet programore;
  • Është përgjegjës për përmbajtjen programore të RTK 1-TV;
  • Koordinon punën e redaktorëve përgjegjës, producentëve ekzekutiv dhe nëpërmjet tyre redaktorëve të programeve të RTK 1-TV-së;
  • Bashkëpunon ngusht me Kryeredaktorin e RTK 3-TV në realizimin e skemës programore;
  • Propozon dhe zbaton strategjinë zhvillimore për programet e RTK 1-TV-së;
  • Projektet për emisione të reja programore, me përqindjen paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë, ia propozon Drejtorit të RTK TV-së;
  • Mbanë përgjegjësinë editoriale të programit, sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • Bashkëpunon për përgatitjen e planeve për arsimim, aftësim profesional dhe trajnim të stafit programor;
  • Mbanë takimet për biseda të rregullta vjetore me bashkëpunëtorët e vet;
  • Përgatitë kushtet organizative për aftësim të stafit programor;
  • Përcjellë njohuritë profesionale te bashkëpunëtorët;
  • Është bashkë përgjegjës për zhvillim dhe avancim profesional për bashkëpunëtorët.

Kushtet:

  • Kualifikim superior profesional;
  • Të paktën katër vjet përvojë pune në menaxhim editorial në media;
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipe në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohje të mirë të gjuhës serbe;
  • Njohje të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe me palë;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Përkushtim ndaj transmetuesit publik;

Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej tremuajve.

Kandidatët e paraqitur për këto pozita duhet:

  • të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës;
  • të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime;
  • të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi;
  • të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës;
  • të mos jetë tre (3) vitet e fundit në organet e larta udhëheqëse politike.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në adresën e internetit të RTK-së www.rtklive.com. Dokumentacioni përbëhet nga: formularët e plotësuar së bashku me CV-në, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), një certifikatë të lindjes, një kopje e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës se punës, dy referenca dhe certifikata që nuk është nën hetime të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skanuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës [email protected], deri më datë 02.11.2022 në orën 16:00.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.

Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.