business

Ndihmës Kuzhinier


Ruaj
  • star Publikuar: 17-03-2026
  • star Skadon: 17-04-2026
Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri
Vendi i punës Mongoli
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Ndihmes Kuzhinier 1 (një vend pune) për klientin e saj.

Vendi i Punës: Mongoli

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston kuzhinierin në përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të përcaktuara.
  • Kryen përgatitjet paraprake të lëndëve të para, përfshirë pastrimin, larjen dhe prerjen e përbërësve të ndryshëm ushqimorë.
  • Ndihmon në organizimin dhe përgatitjen e ushqimit për servirje sipas udhëzimeve të kuzhinierit.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës në kuzhinë, si dhe për pastrimin e pajisjeve dhe veglave të punës.
  • Mbështet stafin e kuzhinës në realizimin në kohë të detyrave dhe përmbushjen e kërkesave për përgatitjen e ushqimit.
  • Ndihmon në pranimin, sistemimin dhe ruajtjen e lëndëve të para sipas standardeve të ruajtjes dhe sigurisë ushqimore.
  • Zbaton rregullat dhe standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore gjatë gjithë procesit të punës.
  • Përkujdeset për zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtjes nga zjarri dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale gjatë kryerjes së detyrave.
  • Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me punën në kuzhinë, sipas kërkesës së kuzhinierit ose menaxhmentit.

Kualifikimet:

  • Shkollim profesional për kuzhinier.
  • Përvojë e mëparshme në kuzhinë, në role të ngjashme.
  • Njohuri të mira të teknikave të gatimit dhe përbërësve.
  • Aftësi organizative dhe puna në ekip.
  • Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Mundësi për të punuar nën presion dhe në një ambient me ritëm të shpejtë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Mars 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.