business

Specialist për Vlerësim të Kolateralit për Prona të Paluajtshme (m/f)

  • star Publikuar: 22-02-2023
  • star Skadon: 08-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 46393

Pozita: Specialist për Vlerësim të Kolateralit për Prona të Paluajtshme (m/f)

Qyteti: Prishtinë

Afati i aplikimit: 08/03/2023

Apliko online

Specialist për Vlerësim të Kolateralit për Prona të Paluajtshme (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Arkitekturë, Ndërtimtari, Ekonomi apo të ngjashme);
  • Licencë aktive profesionale për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme;
  • Përvojë e mëparshme së paku tri (3) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur dhe në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës, i përgjegjshëm dhe me interes për të mësuar dhe për të marrë iniciativë;
  • Të posedoj patentë shofer, kategoria B;
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Asiston në rishikimin e politikës dhe procedurës për vlerësimin e hipotekave;
  • Sigurohet që politika dhe procedura interne për vlerësimin e hipotekave janë në harmoni të plotë me kërkesat rregullative dhe praktikat më të mira;
  • Asiston në krijimin dhe rifreskimin e formës së përgjithshme të raportit për vlerësimin e hipotekave;
  • Organizon punën e vlerësimeve të hipotekave varësisht sipas nevojës dhe prioriteteve të departamentit/bankës;
  • Viziton fizikisht të gjitha kërkesat/rastet që i caktohen për vlerësim apo rivlerësim të pronave te paluajtshme, hipotekave në tërë territorin e Kosovës;
  • Përgatit raportin e vlerësimit për të gjitha hipotekat e vlerësuara/vizituara;
  • Bazuar në politikën/procedurën e vlerësimit të kolateralit bënë rivlerësimin e hipotekave për rastet e përcaktuara;
  • Asiston në rastet e vlerësimeve që bëhen nga kompanitë e jashtme dhe sigurohet që këto vlerësime po bëhen në harmoni të plotë me kërkesat rregullative dhe interne;
  • Realizon objektivat e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 08 mars 2023.

Apliko online