Kompani
Kadiu Group
Kategoritë
Tregëtim
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë, Prizren
Shikime
1201
Kadiu Group, një kompani lider në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë dhe Shqipëri, me një eksperiencë mbi 28 vjeçare dhe me një rrjet dyqanesh në qytetet kryesore në Kosovë, shpallë konkurs për pozitat:
1. Arkatare: Prishtinë dhe Prizren
Kriteret:
- Të jetë e moshës 23-35 vjec.
- Të ketë arsim të lartë në Degën Ekomonik (preferohet Financë).
- Preferohet të ketë një eksperiencë si arkatare
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
- Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit
2. Shitës: Prizren
Detyrat:
- Mbikëqyrje e klientëve në rajonin përkatës
- Këshillimi i klientëve gjatë blerjes
- Kontaktim dhe ofertim i klientëve të ri
- Prezantimi i produkteve të ndryshme dhe ofertave
- Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve të tjera.
Kriteret:
- Të jetë i moshës deri 35 vjec.
- Të ketë arsim të lartë
- Preferohet të ketë një eksperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
- Të disponoj Patentë shoferi.
- Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit
3. Depoist për Regjionin e Prishtinës
Detyrat:
- Pranimi i produkteve
- Dokumentimi i pranimeve, lëvizjeve magazinore etj.
- Skenimi i faturave për kalkulim
- Lëvizja e mallërave në hapsirat shitëse
- Menaxhimi i palimit në depo
Kriteret:
- Ka eksperiencë pune si Depoist në kompani distribucioni.
- Të jetë i moshës 25-40 vjec.
- Të disponoj Patentë shoferi.
4. Shofer/Motorrist: Prizren dhe Prishtinë
Detyrat:
- Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet dhe vjedhjet.
- Mirëmban dhe përdor mirë automjetin.
- Respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
- Njeh mirë rrugët e Kosovës.
- Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga eprori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
- Raporton për raste abuzimi dhe shpërdorimi të produkteve.
Kriteret:
- Ka të paktën 5 vite eksperiencë pune si Shofer në kompani distribucioni.
- Të jetë i moshës 25-40 vjec.
- Të disponoj Patentë shoferi të vlefshme
- Të jetë me banim në regjionin e Prizrenit.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Përfitimet tuaja nga punësimi tek kompania Kadiu shpk:
- Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional
- Vend pune modern dhe të sigurtë
- Pagë mbi mesatare dhe të rregullt
- Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected], duke shënuar regjionin për të cilin aplikon në subjektin e emailit.