business

Zyrtar/e për Financa dhe Administratë

  • star Publikuar: 10-12-2024
  • star Skadon: 20-12-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 645

Zyrtar/e Financa dhe Administratë

Lokacioni: Kosovë
Kompania: Beta Pharm sh.p.k

Beta Pharm sh.p.k është një biznes familjar me seli në Prishtinë, që operon në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania përfaqëson brendet e njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve të shëndetit personal dhe pajisjeve mjekësore.

Përshkrimi i Rolit:

Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e do të mbështesë kompanin në menaxhimin e operacioneve të përditshme, mbajtjen e regjistrave të sakta financiare dhe sigurimin e menaxhimit efikas të zyrës. Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe një qasje proaktive për zgjidhjen e problemeve.

Detyrat Kryesore:

  • Ndihmon në përgatitjen dhe mbajtjen e regjistrave financiarë, duke përfshirë faturat, raportet e shpenzimeve dhe barazimet.
  • Planifikon dhe menaxhon dërgesat (importet), koordinimi me furnitorët dhe partnerët logjistikë, përgatitja e dokumentacionit, percjelle kostot
  • Mbështetje në procesimin e pagave dhe mbajtjen e regjistrave të sakta të punonjësve.
  • Menaxhimi i proceseve të pagesave dhe arkëtimeve.
  • Koordinimi me furnitorët, klientët dhe palët e tjera të interesuara për çështje financiare dhe administrative.
  • Organizimi dhe mbajtja e dosjeve të zyrës, regjistrave dhe korrespondencës.
  • Trajtimi i detyrave të përditshme administrative, përfshirë planifikimin e takimeve, përgjigjen e telefonatave dhe menaxhimin e furnizimeve të zyrës.
  • Ndihma në përgatitjen e raporteve financiare dhe buxheteve sipas nevojës.
  • Përcjellja e llogarive bankare.
  • Shkarkimi i blerësve dhe përcjellja e arkave të agjentëve ambulantivë.
  • Barazimi dhe përcjellja e stokut për të siguruar saktësinë e regjistrave të inventarit.
  • Bashkëpunim i ngushtë me Kontabilistin Përgjegjës, Departamentin e Shitjes dhe Menaxherin e Brandev dhe Marketingut.
  • Mbështetja në organizimin e aktiviteteve të kompanisë dhe angazhimit të punonjësve.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Njohuri në Microsoft Office Suite (Excel, Word dhe Outlook).
  • Njohuri mbi softuerët financiarë vendor (p.sh.,Finabit,ProData,LogIn ose të ngjashëm) është përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.

Si të Aplikoni:

Nëse keni interesim dhe keni pervoje në menaxhimin e financav dhe administrates ju inkurajojmë të aplikoni. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne [email protected] , përfshini në subjektin e emailit: "Aplikim për Financa&Administratë - [Emri juaj]".

Afati i Aplikimit:

Beta Pharm sh.p.k është një punëdhënës i barabartë, i përkushtuar për të promovuar një mjedis pune bashkëpunues dhe inovativ. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Afati i aplikimit është deri me datën 20 Dhjetor 2024 ora 17:00.